Panorama Sport (Albania)

Rikuperohe­t Hazard, Morata në stërvitjen e parë si “blu”

-

Sulmuesi Eden Hazard ka arritur të rikuperohe­t dukshëm pas dëmtimit të tij në qershor dhe është bashkuar në stërvitjen e parë me skuadrën e Çelsit. Lojtari i kombëtares belge ka postuar një video në faqen e tij zyrtare, ku shfaqet duke kryer pasime në prani të trajnerit të Çelsit, Antonio Konte. Të shumtë janë ata që kanë pritur megjithatë prezantimi­n e parë në stërvitjen me fanellën e bluve të Alvaro Moratës, pasi sulmuesi kaloi nga Reali i Madridit në Londër për shifrën e 80 milionë eurove disa ditë më parë. Lojtari i Kombëtares së Spanjës nënshkroi kontratën e tij të re ditën e premte dhe u nis menjëherë drejt Singaporit, ku skuadra e drejtuar nga trajneri italian është e angazhuar në turneun aziatik, ndërsa ditën e nesërme formacioni i londinezëv­e do të përballet me Bajernin e Mynihut.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania