Panorama Sport (Albania)

Hamilton, pas 8 vitesh ja një blerje

-

Mund të duket e pamundur, por ekziston një klub që prej 8 vitesh nuk ka bërë asnjë blerje (dhe duhet përmendur se militon në një kategori superior). Kurrë. Është Hamilton, klub i formuar në vitin 1874 dhe aktualisht në Premier Ligën e Skocisë. Kanë arritur (më në fund) të bëjnë zyrtare ardhjen e Havier Tomas, mbrojtës qendre i vitlindjes 1986, pasi i kanë paguar Lozanës shumën e kërkuar për kartonin e lojtarit. Nuk ndodhte që prej vitit 2009. Blerja e fundit e Hamilton kishte qenë Tomas Serni, portier i ardhur nga Sigma Olomuc. Duke nisur që prej atij momenti, në skuadrën e parë kanë ardhur vetëm lojtarë të akademisë, huazime dhe afrime me parametra zero: një politikë kursimi që pati si pasojë dhe rënien nga kategoria, në vitin 2011, por që pasoi me rikthimin e mrekullues­hëm në kategorinë superiore skoceze tre vite më pas, falë fitores kundër Hibernian. "Nuk e dija se klubit i ishte dashur të paguante për kartonin tim", ka thënë Tomas. "Por nuk jam i frikësuar. Nuk mendoj se kanë paguar 50 milionë sterlina..."

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania