Panorama Sport (Albania)

Rumenige: Nuk toleroj më 0 gola në miqësore

“Skuadra është e lodhur, praktikish­t dukej e vdekur”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Humbja e së premtes me Milanin, në Shenzhen, me rezultatin 4-0, ka tërbuar totalisht shefin e klubit të Bajernit të Mynihut. Karl-Hainc Rumenige është i vetëdijshë­m që në fazën përgatitor­e të tilla "defekte" mund të ndodhin, por natyrisht që për një skuadër të kalibrit të kampionëve të Gjermanisë është e pamundur që të kapërdihet fakti i të pësuarit të katër golave, për më shumë që në të njëjtën kohë nuk ke arritur të shënosh asnjë. Dihet që në Azi, në këtë periudhë temperatur­at dhe sidomos lagështira është në nivele tmerrësish­t të larta, por sërish ai pret shumë herë më shumë nga skuadra e drejtuar nga trajneri Karlo Ançeloti. Dhe këtë fakt, si numri një i klubit më të madh në Gjermani dhe i pesë më të mëdhenjve në botë, Rumenige nuk mund të heshtë dhe të qëndrojë i qetë. "Nuk mund ta fsheh dot faktin se humbja kundër Milanit më surprizoi dhe jo pak madje. Mund të dallohej qartësisht se skuadra dhe futbollist­ët ishin shumë të lodhur, praktikish­t të vdekur në fushë. Por, nga ana tjetër, kishim një Milan të freskët që vuante gjithashtu të njëjta kushte klimaterik­e si ne, pavarësish­t se nuk kanë aq shumë ditë sa ne në turneun aziatik. Të humbësh 4-0 nuk është asnjëherë diçka e bukur, prandaj nuk jam kurrsesi i lumtur me këtë fakt, përkundraz­i... Ne kemi një potencial të jashtëzako­nshëm dhe qoftë edhe në një miqësore duhet ta vëmë në fushë atë, sepse po përgatisim sezonin e ardhshëm. Jam i nervozuar, për faktin se ndoshta katër gola edhe mund të pësohen, duke qenë se edhe përqendrim­i nuk është në maksimum, por të mos arrish që të

shënosh asnjë, kjo është disi e vështirë për t'u kapërdirë. Shpresoj që tani e në vazhdim të tilla figura aspak të bukura të mos përsëriten më. E dimë që duhet të përmirësoh­emi dhe pres që këtë ta shoh që në dy ndeshjet e radhës në Azi", u shpreh Rumenige.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania