Panorama Sport (Albania)

Nga martesat te funeralet, ja si i shfrytëzoj­në klubet tifozëritë

-

Të ardhura në vazhdimësi, që nga fillimi i jetës së tifozëve e deri në fund të saj. Jo më kot anglezët kur flasin për tifozllëk thonë se më lehtë është të ndryshosh bashkëshor­te se sa ekipin e zemrës. Klubet e futbollit në mijëvjeçar­in e ri e kanë marrë shumë seriozisht këtë "fjalë të urtë" duke projektuar mbi kuptimin e saj strategji të tëra marketingu. Mbi bazën e këtyre projekteve sigurisht janë ekipet e preferuara, por qëllimi është arkëtimi i të ardhurave shtesë duke shfrytëzua­r klubin, emrin, stadiumin për qëllime nga më të ndryshmet. Marketing ekstrem ndoshta, por nevojat ekonomike të klubeve janë po aq të rëndësishm­e sa fushatat e përforcime­ve. Në një shkrim të "Corriere dello Sport", ky fenomen analizohet duke sjellë edhe disa shembuj sa të çuditshëm aq edhe të preferuar nga tifozët. MARTESË - Holandë, Angli dhe Spanja janë shtetet e para që i kanë hapur dyert e stadiumeve për çiftet që kërkojnë të martohen. Edhe gjiganti "Kamp Nou" është i disponuesh­ëm për shifrën modeste të 2 mijë eurove për çdo çift që kërkon të celebrohet brenda impiantit katalanas. Mundësia për nusen dhe dhëndrin është që aktin civil ta nënshkruaj­në edhe në mesin e fushës nëse dëshirojnë. Në Mbretërinë e Bashkuar janë disa ekipe që e ofrojnë një mundësi të tillë ku spikat Uest Hemi që, përveç nënshkrimi­t të dokumentac­ioneve përkatëse, mundëson edhe kalimin e natës së parë të martesës në dhomën ku V.I.Pat konsumojnë ushqime në pushim të ndeshjeve. Hapësira në fjalë shndërrohe­t enkas për rastin në një dhomë luksi me të gjitha komoditete­t e nevojshme. Në Itali një mundësi të tillë e ofron vetëm Fiorentina, e cila nuk i ka dhënë rritjen e mëtejshme kësaj strategjie.

FUNERALE - Edhe këtu kanë gisht anglezët. Stivi Xherard ka deklaruar që dëshiron të vdesë brenda stadiumit "Anfilld Road" dhe jo në spital. Ende asnjë klub nuk ofron varrosje brenda stadiumit, por për sa u përket ceremonive mortore tabuja është thyer. Hapin e parë e ka hedhur klubi i Hadërsfill­d Taunit, që ka hedhur në treg një ofertë për një funeral me arkivolin me ngjyra e klubit. Disi makabre si ide, por prenotimet nuk kanë munguar. Tifozi që ndryshon jetë ndër të tjera përfiton një fanellë të skuadrës, përshëndet­jen me një komunikatë për shtyp zyrtare dhe himnin e skuadrës gjatë përcjellje­s në banesën e fundit. STADIUMET - Në disa shtete, klubet e futbollit zotërojnë edhe stadiumin. Në Itali diçka e tillë karakteriz­on vetëm Udinezen dhe Juventusin nëse flasim për Serinë A. Të dyja këto skuadra ofrojnë impiantet e tyre edhe për aktivitete që me futbollin kanë pak të bëjnë si koncerte apo grumbullim­e të natyrave të ndryshme. Atletiko e Madridit vendosi t'u dhuronte ulëset e "Visente Kalderon" tifozëve më besnikë pa asnjë kosto, një praktikë kjo shumë e përhapur në ekipet që ndërtojnë stadiume të reja.

TIFOZË NË PËRJETËSI - Klubi i Hamburgut prej nëntë vitesh ofron mundësinë për të blerë një copë tokë pranë stadiumit "Volksparks­tadion". Me një total prej 500 varresh, nisma ka rezultuar një sukses më vete. Kostot edhe në këtë rast janë të përmbajtur­a, 2500 euro ku përfshihet ceremonia rigorozish­t nën ngjyrat e klubit gjermanove­rior. Një ofertë tjetër është për ata tifozë që preferojnë kremacioni­n (djegie), të cilët mund të paguajnë vetëm 400 euro për t'u varrosur përgjithmo­në pranë stadiumit të ekipit të tyre të zemrës.

PËR PARÀ - Marketing ekstrem, por qëllimi justifikon mjetin. Hamburgu përsëri shënon një primat, por këtë herë me ekipin e dytë të qytetit, Sankt Paolin. Krerët e klubit kanë ndërtuar një strukturë totalisht metalike ku nuk përfshihet asnjë lloj luksi. Produktet e vetme që shiten brenda saj janë birra dhe gatimet e shpejta me bazë mishi. Impanti në fjalë është ndërtuar në zonën e portit të vjetër dhe u kushtohet tërësisht tifozëve dhe dëshirës së tyre për të ndjekur në grup ndeshjet e skuadrës së preferuar. Zona në fjalë është pagëzuar si "Foleja e Piratëve", një analogji me origjinën e qytetit të Hamburgut i lidhur ngushtë me aktiviteti­n e piratëve. Duke qëndruar te Sankt Paoli, duhet thënë se, pavarësish­t se ekipi luan në Kategorinë e Dytë, lista e prenotimev­e për një biletë është shumë e gjatë dhe e stiluar me disa muaj në avancë. R.Bakalli

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania