Panorama Sport (Albania)

Turneu aziatik sjell miliona, por shkatërron yjet e Ançelotit

Vapë, lagështirë dhe dëmtime për gjermanët

-

Udhëtimi drejt Azisë ka sjellë miliona euro në arkat e Bajern Mynih, por nga ana sportive, bavarezët nuk kanë përfituar thuajse asgjë, në një turne, i cili është kthyer në një makth të mirëfilltë brenda pak ditësh. Udhëtimi rraskapitë­s sa në një vend, në tjetrin, ka sjellë pasoja të rënda që u panë qartë më humbjen turpëruese 4-0 ndaj Milanit. Edhe dje, ekipi udhëtoi nga Shenzhen i Kinës në Singapor, por me probleme duke u ndalur për shumë orë në aeroport. Arsyeja ishte shtyrja e fluturimit për shkak të stuhive, si rrjedhojë e të cilave u anulua edhe stërvitja e pasdites, duke shqetësuar jo pak Karlo Ançelotin, i cili kërkon të evitojë një tjetër turpërim përballë skuadrave si Çelsi dhe Interi me të cilat do të ndeshet në ditët në vijim. Sikur të mos mjaftonte kjo, Tiago e Bernat janë detyruar të kthehen para kohe në Mynih për shkak të problemeve fizike. Edhe pjesa e tjetër e skuadrës po vuan në kushte atmosferik­e të tmerrshme, me temperatur­ën 40 gradë celsius dhe lagështinë që arrin në 80 për qind, ndërsa nuk ka as kohën për të rikuperuar energjitë, pasi çdo ditë ka një aktivitet marketingu. Edhe pas humbjes së turpshme ndaj Milanit, lojtarët u detyruan të bënin xhiron e fushës duke mbajtur një parullë një duar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania