Panorama Sport (Albania)

Dortmundi nis fushatën e "grabitjes" së tifozëve

-

Borusia e Dortmundit synon të pushtojë botën. Klubi verdhezi është vënë në kërkim të tifozëve të rinj, për të shitur gjithmonë e më shumë. Më shumë fanella, më shumë produkte, gjithçka për t'u pasuruar më shumë. Në javët e kaluara ishin në turne në Azi dhe sapo zbarkuan në Japoni lajmëruan rinovimin e kontratës me Kagavan. Një mënyrë për t'u shkelur syrin vendasve që të vazhdojnë të blejnë bluzën e japonezit. Tani, klubi e ka zhvendosur vëmendjen në Berlin. Në kutitë postare të apartament­eve të kryeqyteti­t janë futur fletëpalos­je që reklamonin fanellën e re me shkrimin "Ju tifozë të BVB". Tifozët e Hertës tallen për faktin se janë mes klubeve të pakta në Bundesliga që nuk arrijnë ta mbushin plot stadiumin, por faktin që Dortmundi tentoi t'i rrëmbejë edhe ata tifozë që ka, klubi nga Berlini është përgjigjur menjëherë. Në faqen e tyre zyrtare ata postuan një foto, ku ftesa e Dortmundit hidhej në koshin e plehrave...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania