Panorama Sport (Albania)

Murijo dhe Zhoao Mario, "blerjet" e Interit

-

Xhejson Murijo dhe Zhoao Mario ishin dy prej titullarëv­e më zhgënjyes të Interit përgjatë sezonit 2016-2017. Të dy ndodhen në merkato për arsye të ndryshme. Kolumbiani po bën dy sezone që ka dalë në treg, por bisedimet e ndryshme me klubet e tjera nuk janë konkretizu­ar, me Interin që kërkon së paku 12-15 milionë për ta lënë të lirë. Portugezi, i blerë një vit më parë për 45 milionë euro nga Sportingu i Lisbonës, kishte ardhur me bujë të madhe, por nuk kishte arritur ende të bindte drejtuesit zikaltër. Të dy janë në dyshim, por në të njëjtën kohë, nëse do të krijohej mundësia e duhur, mund të qëndrojnë zikaltër, duke përfituar nga të mirat që ka sjellë ardhja e Luçiano Spaletit. BLERJET "E REJA" - Trajneri i zikaltërve, në fakt, është i famshëm në gjetjen e pozicionit të duhur (ndoshta të pazakontë) të lojtarëve të tij. Gjatë testeve të para, kolumbiani është pozicionua­r si mbrojtës i djathtë dhe duket të ketë karakteris­tikat e duhura me aftësinë e duhur fizike dhe teknike. Zhoao Mario, gjatë miqësores kundër ekipit gjerman, pas disa minutash si i hutuar në korsinë e majtë, është vendosur në krah të Borha Valeros përpara mbrojtjes, në modulin 42-3-1 dhe ka mahnitur për aftësitë organizues­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania