Panorama Sport (Albania)

Valero: Gjithçka për t'u rikthyer në Champions

-

Borha Valero është futbollist ndryshe, në një botë të mbushur me muskuj dhe miliona. Një mendimtar, të cilit i është fiksuar që të bëjë gjithçka brenda mundësive të tij për ta rikthyer Interin në majat e futbollit botëror, por që në jetën private hyn në një botë paralele të ndërtuar nga arti, letërsia, udhëtimet, sushi dhe një familje e madhe. Borha Valero, ju keni nisur nga Reali i Madridit, më pas te Majorka, Uest Bromuiç, Vijareal dhe Fiorentina. Tani e gjeni veten në një klub që ka bërë historinë e futbollit.

Vërtet, Interi është një klub me nivel botëror dhe për mua simbolizon një sfidë të madhe personale. Interi është skuadra e fundit italiane që ka fituar trofeun Champions, kupa që ju nuk keni luajtur kurrë me klubet e Italisë.

Shkuam shumë pranë në vitin tim të parë në Firence (2013), por Milani na rrëmbeu vendin e tretë në një mënyrë të çuditshme... Champions-i është kompeticio­ni më i bukur në botë, dëshiroj shumë ta luaj përsëri.

Keni mbetur ende një tifoz madrilen?

Sigurisht. Por akoma më shumë se unë është bashkëshor­tja ime Roçio, që është e thekur dhe e abonuar që në moshën 9-vjeçare, gjithashtu edhe djali imAlvaro. Mund ta imagjinoni se cilën palë mbështetëm në finalen e Kardifit... Meqë ra fjala, po ju do të shkonit te Juventusi?

Jo, kurrë. Edhe pse e di se çfarë do të thotë për një tifoz të Fiorentinë­s.

Ta marrim si një mesazh për Bernardesk­in?

Çdokush bën zgjedhjet e tij.

Me Milanin, që është përforcuar, nuk do jetë e lehtë për Interin të renditet mes katër më të mirave.

Mendoj më shumë se do të jetë një luftë mes pesë ekipesh, me milanezet, Juven, Romën dhe Napolin, që gjatë viteve e fundit kanë treguar se janë pretendent­ët kryesorë. Po Spaleti, çfarë trajneri është?

E njihja vetëm nga jashtë. Është shumë i disponuesh­ëm dhe i komunikues­hëm edhe këtu me tifozët kinezë. Mendoj se është diçka e dukshme. Por të jeni të sigurt që kur gjërat nuk shkojnë siç duhet, di të tregojë veten në dhomat e zhveshjes: pikërisht ajo që na shërben.

Çfarë premtimi do t'u bëni tifozëve zikaltër?

Që do të bëjmë të pamundurën për t'u rikthyer në Champions. Personalis­ht, do vazhdoj të stërvitem me entuziazmi­n e një fëmije, në mënyrë që të gjendem i gatshëm. Edhe nëse do më takojë të qëndroj në pankinë, kam arritur në një fazë të karrierës ku mund të jem për ndihmë në shumë mënyra.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania