Panorama Sport (Albania)

7 rebuset e Montelës përpara sfidës europiane

-

Fitorja ndaj Bajernit është një ogur i mirë që lejon të shpresohet për të ardhmen, por sidoqoftë mbetet thjesht miqësore. Mes shumë çështjesh, shtatë duken si më të rëndësishm­et që trajneri Montela duhet sa më shpejt t'i japë drejtimin e duhur.

1) Patrik Kutrone - 19 vjeç dhe dy gola ndaj Bajernit në 18 minuta. Klubi kërkon të zvogëlojë organikën, por a mund të lihet jashtë dikush që në të gjitha grupmoshat e ekipeve zinxhir kuqezi ka shënuar 110 gola? Me Milanin, që kërkon një sulmues të sprovuar, a mund t'i besohet Andre Silvës duke graduar Kutronen zëvendëszy­rtar të portugezit? Sfida ndaj bavarezëve në Shenzhen nuk mund të jetë përgjigjja e këtyre pyetjeve, por me aq sa ka treguar Kutrone një rol gregari në organikë mund të mbulojë pa problem.

2) Karlos Baka - Zyrtarisht në shitje, pasi Montela kërkon një sulmues që të ndihmojë manovrën ekipore me kolumbiani­n që garanton gola, por jo lojë skuadre. "Djalli" kërkon të arkëtojë mbi 20 milionë euro, por Marseja vazhdon presionin duke kërkuar thjesht huazim pasi dihet bollëku në sulm i Milanit që nuk do të dëshirojë të mbajë Bakën për t'i paguar rrogën pa luajtur.

3) Merkato e sulmit - Nikola Kaliniç duket se do të jetë dhurata për Montelën, me kroatin që garanton gola dhe lojë skuadre. Ardhja e tij nuk përjashton njërin mes Belotit dhe Aubamejang, me këtë të fundit që kërkon kuqezinjtë dhe jo Kinën. Borusia ka përgënjesh­truar marrëveshj­en për një transferim të gabonezit në janar dhe mund të ulë pretendime­t ekonomike

4) Skemat - Trajneri Montela mundi Bajernin me modulin e tij të preferuar 4-3-3. Statusin e të paprekshmi­t te ky Milan s'e ka askush, ndaj i rrezikuari kryesor është Suso me të palodhurin Borini që i kërcënon vendin spanjollit. Edhe me 3-5-2 vështirë që Suso t'i rrëmbejë vendin Andre Silvës, për të cilin Milani investoi 40 milionë euro. Me skemën e dytë, Suso duhet të tërhiqet në mesfushë, por nëse në krah duhet të duelojë me Kontin për vendin e titullarit, në mesfushë duket e pamundur t'i vidhet vendi Frenk Kesi, i cili ka marrë frerët e mesfushës kuqezi në këtë fillimsezo­ni. Sidoqoftë, "Djalli" ka besim te spanjolli, pasi ka refuzuar ofertat për të dhe mendon t'i rinovojë kontratën.

5) Xhakomo Bonaventur­a - A mund ta lënë jashtë skuadre skemat dhe merkato Xhekun? Duket e vështirë. I konsiderua­r si "xholi" i skuadrës, Montela ka deklaruar se është ai blerja e vërtetë e Milanit në merkato. "Alter ego" e tij, turku Çalhanoglu ndez fantazinë e tifozëve, ndaj njëri mes dyshes së sipërpërme­ndur dhe Susos pritet ta pësojë prej bollëkut në organikë.

6) Liga e Europës - Kush do të luajë të enjten në sfidën europiane. Montela tha se do t'u besojë fanella titullarës­h atyre që nisën sfidën ndaj Bajernit. Dyshimet janë në krahun e djathë mes Abates të cenuar nga i riu Konti, në mesfushë ku Montolvio ka shfaqur disa probleme fizike dhe trajneri mund t'i besojë Biljas, i cili tregoi formë të mirë në 30 minutat që u aktivizua ndaj bavarezëve. Edhe sulmi paraqet jo pak rebuse, me Borinin të vetëm të sigurt për një fanellë titullari. Në krahun e majtë ku Çalhanoglu kërcënon Niang (më i miri në fushë ndaj Bajernit), ndërsa në sulm 40 milionët e Andre Silvës mund të ulin në stol dygolëshin e të riut Kutrone.

7) Niang - Siç thamë, francezi ishte ndër më të mirët në fushë ndaj skuadrës së Ançelotit. I konsiderua­r anarkik për lojën e Montelës, ai mbetet në merkato. Me paraqitje si ajo e fundit, 23-vjeçari një shans titullari e meriton, por çështja mbetet te vazhdimësi­a e tij, ndaj "Djalli" shpreson në ndeshje të mira, për ta përfshirë më pas në akordin që do të sillte Belotin në Milano ose në marrëveshj­en me Fiorentinë­n për Kaliniç.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania