Panorama Sport (Albania)

“Lajmi për rikthimin? Fantazi!”

-

Silvio Berluskoni, në një intervistë për një radio milaneze, konfirmoi vullnetin e tij për të mos u kthyer në botën e futbollit, pavarësish­t zërave që flasin për një interesim të familjes së tij në krye të klubit të Xhenoas. Në fjalën e tij, ish-presidenti sqaroi: "Ai që ka nxjerrë lajmin për një rikthim timin në futboll me siguri është dikush me fantazi të zhvilluar. Përderisa shita një pjesë të zemrës sime, siç është Milani, as që e mendoj të investoj në futboll". Për sa i përket Milanit, Berluskoni konfirmoi edhe një herë besnikërin­ë e tij ndaj ngjyrave kuqezi: "Çdo të diel do të bëj tifo për Milanin. Humbje apo fitore, unë do ta mbështes gjithmonë skuadrën".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania