Panorama Sport (Albania)

“Kemi ende buxhet për përforcime”

-

Ditën e djeshme, skuadra dhe drejtuesit zbarkuan në Milano pas turneut aziatik. Administra­tori Fasone, i pyetur për merkaton, veçanërish­t për Kaliniç, deklaroi: "Nuk do të përmend më emra, sepse mërziten kolegët. Kemi ende 40 ditë kohë për të përforcuar skuadrën dhe buxheti na lejon të ndërhyjmë në merkato. Aktualisht kemi një organikë të mbingarkua­r, ndaj nuk duhet të nxitohemi". Për sa i përket fazës përgatitor­e dhe Ligës së Europës, komenti i administra­torit kuqezi ishte: "Për dhjetë ditë kemi punuar në kushtet më të mira të mundshme, ndaj personalis­ht mendoj se i kemi të gjitha mundësitë për të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë në Rumani". Mbi arsyet e turneut aziatik, Fasone deklaroi se, përveç përgatitje­ve të ekipit, një rëndësi themelore për klubet e mëdha e ka edhe marketingu. Lidhur me temën, ai tha: "Udhëtime të tilla e ngadalësoj­në përgatitje­n e skuadrës, por duhet kuptuar se edhe klubi ka nevoja, të cilat mund të përmbushen vetëm falë këtyre udhëtimeve. Në Kinë arritëm marrëveshj­e që do të marrin vlerë me kalimin e kohës".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania