Panorama Sport (Albania)

“Të enjten do ta shohim sa vlejmë në të vërtetë”

-

Në ndeshjen e fundit, Milani tani tregoi se ka mundësi të mira për të bërë përpara në Ligën e Europës. I të njëjtit mendim është edhe mesfushori Hakan Çalhanoglu, i cili, në një deklaratë për kanalin televiziv kuqezi, tha: "Këto javë të para si lojtar i Milanit kanë qenë vërtet fantastike. Dashuria dhe vëmendja ndaj kësaj skuadre kanë qenë të jashtëzako­nshme, sidomos në Kinë. Jam vërtet shumë i habitur, por edhe i nderuar që jam pjesë e këtij klubi". Për sa i përket fazës përgatitor­e dhe Ligës së Europës, 23vjeçari tha se: "Disa prej nesh janë të rinj këtu dhe normalisht do të na duhet pak kohë për të qenë plotësisht gati. Vlerat tona do të duken në ndeshjen e së enjtes".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania