Panorama Sport (Albania)

Bonuçi ironik: S'fitohen rastësisht 7 Champions

-

Me skuadrën e mbërritur në Itali, Leonardo Bonuçi ka dhënë disa deklarata për sa i përket ekipit të tij të ri. 30-vjeçari nuk ka kursyer thumbimet ndaj ish-klubit të tij, Juventusi, duket deklaruar: "Milani përfaqëson traditën, historinë dhe fitoret e rëndësishm­e në rang kombëtar dhe ndërkombët­ar. Shtatë kupa kampionesh të fituara nuk janë thjesht rastësore, por një tregues i qartë i traditës dhe mendësisë që të shpien drejt këtyre triumfeve". Disi ironik komenti i numrit 19 kuqezi, sidomos nëse kujtojmë disfatën e fillimit të qershorit, kur "Zonja e Vjetër" humbte në Kardif finalen e Ligës së Kampioneve, një trofe që në Torino mungon prej 20 vitesh e tashmë duket si diçka e shndërruar në mallkim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania