Panorama Sport (Albania)

Kaliniç, sot ofertë e re për kroatin

-

Me Milanin, tashmë të rikthyer në Itali, nis puna e drejtuesve për të vazhduar më tej përforcimi­n e skuadrës. Në lidhje me këtë çështje krerët e "Djallit" do të takohen sot me ata të Fiorentinë­s për të diskutuar transferim­in e sulmuesit Kaliniç në Milanon kuqezi. Mësohet se Milani do të bëjë një ofertë të re për sulmuesin kroat, për të cilin do t'i propozojë klubit vjollcë një akord mbi bazën e 25 milionë eurove. Me ofertën e re mendohet se do të bjerë edhe rezistenca e familjes Dela Vale, e cila kërkonte 30 milionë euro për bomberin e saj, i cili në javën e fundit është larguar tri herë nga grumbullim­i i skuadrës së trajnerit Stefano Pioli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania