Panorama Sport (Albania)

Horoskopi

-

DASHI - Gjatë ditës së sotme nëse keni projekte në ambientin e punës mund t'ia propozoni eprorëve tuaj. Në aspektin afektiv nëse jeni singëll mund të merrni sot një deklaratë dashurie. Një këshillë: thoni atë që mendoni.

DEMI - Gjatë ditës së sotme do të jeni të gatshëm për tu përballur me gjithçka. Në ambientin e punës do të përballoni gjithçka me qetësi e me ide të qarta. Në aspektin afektiv një zgjedhje e juaja do e bëjë më solid raportin tuaj. BINAJEKT - Do të keni mundësi shuani kuriozitet­in tuaj për shumë gjëra sot. Në ambientin e punës do të kërkohet në shumë qartësi e përpikëri. Në aspektin afektiv do të shijoni mbrëmjen e sotme.

GAFORRJA - Shumë nga pasiguritë tuaja do të mund ti kaloni sot. Në ambientin e punës nuk do të mund të bini dakord në lidhje me një projekt. Në aspektin afektiv do të keni nevojë për më shumë pavarësi.

LUANI - Për të pasur qetësinë që po kërkoni duhet të evitoni të bëni shumë gjëra njëkohësis­ht. Në aspektin profesiona­l përpiquni të forconi idetë tuaja e të veproni qetësisht. VIRGJERESH­A - Nuk do të jetë një nga atmosferat më të këndshme sot, por që do të dini ta kaloni mirë. Në ambientin e punës do të vlerësohen­i për impenjimin dhe korrektësi­në tuaj. Në aspektin afektiv humori juaj do të jetë i lëkundur sot. PESHORJA - Do të keni ide gjeniale edhe pse koha e realizimit të tyre do të jetë e gjatë. Në punë do të mbani qëndrim ndaj një kolegu. Në aspektin afektiv provoni të reagoni me indiferenc­ë ndaj sjelljeve bezdisëse të partnerit tuaj.

AKREPI - Ndikimet yjore sot nuk do të jenë në favorin tuaj kështu që mos u bëni pjesë e diskutimev­e në ambientin e punës për të evituar komplikaci­one. Në dashuri do të ndiheni në siklet për një veprim që e keni kryer.

SHIGJETARI - Më ne fund do të gjeni qetësinë pas një jave të ngarkuar. Në punë, do të keni gjëra të reja për të bërë, me më shumë produktivi­tet. Në aspektin afektiv, falë përkujdesj­es suaj, do të arrini të bindni partnerin për një udhëtim që e keni dëshiruar prej kohësh!

BRICJAPI - Në ambientin e punës, përpiquni të menaxhoni mirë energjitë tuaja! Në aspektin afektiv, do ta lini partnerin të shpreh idenë e tij për organizimi­n e një mbrëmje mjaftë të këndshme, larg zhurmave, vetëm për ju të dy.

UJORI - Në ambientin privat, do të gjeni qetësinë dhe ekuilibrin e duhur me personat e dashur! Në aspektin afektiv, do të ndiqni mënyrat e duhura për të larguar ndjenjën e xhelozisë tek partneri juaj!

PESHQIT - Një takim i papritur do ju vërë në siklet pasi nuk do të dini si të silleni. Në ambientin e punës mund të shfrytëzon­i në avantazhin tuaj një situatë e cila ju favorizon. Në aspektin afektiv partneri mund t'ju bëjë një skenë xhelozie sot. Kujdes!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania