Panorama Sport (Albania)

Latifi: Do kapim grupet, ja çfarë më premtoi Takaj

"Mposhtëm Kairatin, pse të mos thyejmë edhe Mladën"

- LLAZI SARO

Liridon Latifi ishte një nga më opti mistët në kampin korçar para ndeshjeve me Kairatin. Ai parashikoi se Arshavinit i kishte ardhur koha të humbiste dhe Skënderbeu të kualifikoh­ej. Kjo u bë realitet tashmë dhe dje, në një intervistë për "Panorama Sport", mesfushori i Skënderbeu­t foli për kualifikim­in dhe synimet e klubit. Latifi është i qetë për sa i përket të ardhmes, pasi ka marrë garanci nga presidenti.

Liridon, tashmë në turin e tretë të Europa Ligës. E kishit menduar se do të arrinit deri këtu?

Ka qenë një rrugëtim i vështirë, pasi e kemi nisur nga turi i parë i Europa Ligës dhe jo nga Champions-i, si në vitet e tjera. Ndeshjen e parë e kemi kaluar mirë dhe me sukses, ndërsa edhe në turin e dytë e kemi vlerësuar maksimalis­ht rivalin, duke arritur që ta mposhtim.

Keni thënë para dy javësh se Arshavinit i ka ardhur koha të humbë dhe kjo u bë realitet...

Po, është e vërtetë që e kam thënë një gjë të tillë, pavarësish­t se ata kanë pasur shumë emra në ekip dhe cilësi. Ne kemi luajtur si grup i bashkuar, me zemër dhe me shpirt për të fituar dhe ia kemi arritur.

Sa e vështirë ka qenë përballë Kairatit?

Ka qenë shumë e vështirë, pasi kemi sakrifikua­r për ekipin për të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë. Më pas, në të dytën kemi zhvilluar një tjetër paraqitje të mirë, duke siguruar kualifikim­in me një fitore bindëse në fushën tonë.

Keni shkarkuar edhe trajnerin e Kairatit pas kësaj fitoreje...

Nëse është kështu, atëherë shpresoj që kjo situatë për të, të kalojë shumë shpejt dhe të gjejë sa më parë një ekip tjetër.

Tashmë ju pret Mlada Boleslav. Si e parashikon­i përballjen me çekët?

Besoj se gjatë javës do të marrim sa më shumë informacio­ne

që të jetë e mundur. Jam i bindur se trajneri do të na japë përmes analizave informacio­nin e nevojshëm për këtë ekip. Do ta shohim se çfarë skuadre është dhe normalisht, përderisa ka arritur deri në këtë pikë, tregon që është një ekip i fortë dhe do

respekt maksimal. Do ta trajtojmë njësoj si Kairat Almatin. Çdo nënvlerësi­m do të jetë në dëmin tonë.

A mund ta quajmë si një ekip të kalueshëm dhe ndoshta më të dobët se Kairati?

Besoj se po, por do ta shohim kur të luajmë. Përderisa arritëm të kalonim Kairatin, atëherë nuk jemi inferiorë me askënd. Me përqendrim mund ta kalojmë edhe këtë.

Sa larg mund të shkojë Skënderbeu në Europë?

Mladën shpresoj ta kalojmë dhe më pas të shohim se çfarë ekipi do të kemi përballë në "play-off", ku mund të kemi shanse t'i kapim edhe grupet. Duhet fat normalisht dhe për këtë jemi të bindur, pasi është një rrugëtim shumë i vështirë. Nëse na bie një emër i madh përballë, do të jetë mision i pamundur. Objektivi ynë është të kapim grupet, por mbetet e vështirë, edhe pse fati në short do të thotë shumë.

Po mendoni për aventurën e re që do të nisni pas largimit nga Skënderbeu?

Jo, aspak. Në këtë periudhë nuk kam dashur të flas, as me presidenti­n dhe as me menaxherin tim për sa i përket të ardhmes. Jam krejtësish­t i përqendrua­r me Skënderbeu­n dhe i kam vënë vetes detyrë të jap më të mirën për këtë ekip deri ditën e fundit. Jam i fokusuar vetëm në stërvitje dhe për të dhënë maksimumin, pasi e di që paraqitja që do të bëj me Skënderbeu­n, do të më gjejë një ekip të ri.

Nga ana tjetër, presidenti ka thënë se do të largohesh kur Skënderbeu të eliminohet nga Europa...

Po, kam folur më herët me presidenti­n dhe më ka dhënë garancinë që, pas ndeshjeve të Europës, do të gjej një ekip të ri për mua, ku si unë dhe Skënderbeu të jemi të kënaqur për zgjedhjen që do të bëjmë.

E keni gjetur ekipin tashmë?

Jo, s'e kam gjetur ende. Janë dy-tre ekipe që po më kërkojnë në bazë të informacio­neve që kam, por nuk po mendoj aspak për këtë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania