Panorama Sport (Albania)

Teuta thyhet nga Çezena, provohet një ganez

Durrsakët luajnë miqësoren e parë në Itali

-

Teuta ka luajtur dje ndeshjen e parë miqësore në tokën italiane ku edhe po zhvillon prej disa ditësh përgatitje­t. Kundërshta­ri i parë i skuadrës së Maganit ka qenë skuadra e Çezenës që është pjesë e Serisë B dhe ka lojtarë mjaft cilësorë në përbërje. Por, pavarësish­t kësaj, duke parë edhe ngarkesën që lojtarët e Teutës kanë pasur, paraqitja e tyre, sidomos në pjesën e parë, ka qenë e mirë. Në formacioni­n e trajnerit Magani ka rënë në dy edhe sulmuesi afrikan Latif, i cili ka nisur provën te durrsakët dhe do të mbetet për t'u parë nëse do të firmosë.

PJESA E PARË - Magani ka hedhur formacioni­n më të mirë që ka në dispozicio­n në pjesën e parë të ndeshjes dhe durrsakët kanë disa raste për shënim edhe pse vendasit janë të rrezikshëm në kundërsulm­e. Megjithatë ata do ta kenë të vështirë që të gjejnë hapësira në mbrojtjen mike, e cila është e vendosur mjaft mirë. Kur u duk se kjo pjesë e takimit do të përfundont­e në barazim pa gola, në një aksion të gjatë të italianëve, Shkalla realizon autogol, çka bën që skuadra e Çezenës të kalojë në avantazh.

PJESA E DYTË - Me fillimin e fraksionit të dytë të takimit, dy trajnerët kanë bërë edhe ndryshime në formacione­t e skuadrave të tyre. Kjo ka bërë që loja e durrsakëve të zbehet disi. Të besuarit e

trajnerit Magani nuk kanë freskinë e duhur në fushë dhe në minutën e 68-të pësojnë edhe golin e dytë, ku autor ishte Paniko. Magani kërkon reagim nga skuadra, por shumë shpejt Jello trefishon shifrat. Ky i fundit është një emër i njohur në vendin tonë, për shkak se e ka kërkuar skuadra e Partizanit. Në minutat e mbetura të takimit, rezultati nuk do të ndryshojë më, edhe pse Teuta është munduar të shënojë të paktën një gol. Durrsakët do të qëndrojnë për tri javë në tokën italiane, ku do të përgatiten për sezonin e ri futbollist­ik dhe kanë planifikua­r që të luajnë edhe pesë ndeshje të tjera miqësore. Me kalimin e ditëve, skuadra do të jetë e formatuar më mirë, duke qenë se një pjesë e lojtarëve janë afruar rishtas dhe nuk e njohin lojën e njëri-tjetrit. J.Rexhmati

 ??  ?? Momenti i fillimit të takimit të djeshëm
Momenti i fillimit të takimit të djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania