Panorama Sport (Albania)

Kombëtarja U-20 e mbyll me humbje dhe në vendin e 14-të

-

Pas fitores së dy ditëve më parë me Sllovakinë, Kombëtarja U-20 në basketboll për meshkuj është mundur dje pasdite 71-65 nga Maqedonia. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për vendet 13-14 të renditjes përfundimt­are të Divizionit B të Kampionati­t Europian të kësaj grupmoshe. Turneu u zhvillua për 10 ditë me radhë në Oradea të Rumanisë, aty ku Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga trajneri Mikel Sërbo zhvilloi 7 ndeshje, duke fituar 2 prej tyre dhe humbur 5. Sfida e djeshme ishte e dyta mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, që herën e parë, në ndeshjet e Grupit C, fitoi pas kohës shtesë. Por, të dielën ajo nuk ishte e nevojshme, pasi fqinsërish jët tanë fituan pas një loje më të kujdesshme në minutat e fundit. Takimi ka qenë i ekuilibrua­r gjatë gjithë kohës, me Shqipërinë që udhëheq në periodën e parë 157, por maqedonasi­t rikuperojn­ë në çerekun e dytë dhe dalin përpara 33-31. Në periodën e tretë është Kombëtarja kuqezi ajo që merr komandën, duke udhëhequr 52-49, por Maqedonia nuk heq dorë dhe përmbys shifrat në 10minutësh­in e fundit, duke triumfuar 71-65. D.Lekndreaj me 17 pikë ishte shënuesi më i mirë për Shqipërinë në këtë takim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania