Panorama Sport (Albania)

Ikën kapiteni Shtubina: Vllaznia le të marrë Mesin

Armando Cungu, në një rrëfim ekskluziv: Po sakrifikoj shumë, ju tregoj të vërtetat në klub dhe lojtarët që kam kërkuar

- JORGIS MEMO

Listë me 20 lojtarë, probleme, polemi ka, kërcënime, por edhe besnikëri. Armando Cungu është nga ata që mendon se çfarë ka, i shpreh jo vetëm në rrethin e ngushtë, por edhe në media. "Panorama Sport" kontaktoi dje me trajnerin e Vllaznisë, i cili pranoi të rrëfente ekskluzivi­sht të gjithë "zhurmën" e krijuar në klub, qoftë sa i përket merkatos, financave, por edhe zërave që qarkullojn­ë për një largim të tij. "Nëse ka plan për largimin tim, iki që nesër", thekson Cungu.

Armando, është krijuar një ide sikur ju gjithnjë ankoheni dhe madje edhe kur fitoni...?

Unë jam një njeri i drejtpërdr­ejtë dhe ata që më njohin e dinë shumë mirë që gjërat i them troç ashtu siç janë, qoftë ballë për ballë me njerëzit, po ashtu edhe në media. Nuk jam një person që i kamufloj situatat apo të bëj rolin e servilit. Kjo nuk është në karakterin tim, sepse të keqes unë s'mund t'i them marshalla. Natyrshëm, jam munduar të jap gjithmonë më të mirën time kudo ku ka drejtuar, pasi kam edhe unë ato ambiciet e mia. Vllazninë e dua me shpirt, sepse në radhë të parë jam shkodran dhe ky klub është familja ime. Nuk besoj se ka njerëz që duan më shumë familjen e të tjerëve se të vetën. Nëse flasim për atë që po ndodh ose ka ndodhur te Vllaznia, sigurisht ka pasur edhe pakënaqësi­ra apo mërzitje të vogla, por kjo ka ardhur gjithmonë për të përmirësua­r punët. Nëse kënaqemi me gjëra të vogla, atëherë mendoj se një profesioni­st gabon rëndë në këtë mënyrë.

Të flasim më konkretish­t me atë po ndodh te Vllaznia. Duket si e njëjta histori e viteve të kaluara...?

Situata te Vllaznia është e tillë, që organizimi i klubit ka qenë i vonuar. Këtë ua kam shprehur vetë drejtuesve, pasi edhe në verën e vitit të kaluar ka qenë e njëjta situatë. Në këto kushte, skuadra duhet të ishte organizuar më shpejt, në mënyrë që të vepronim si duhet me merkaton. Kontaktet me lojtarët që dëshironim duhet të bëheshin më herët, për të afruar ndonjë element cilësorë. Preferenca ime gjithmonë ka qenë për të afruar lojtarë nga klubet e Superiores, pasi i njoh dhe më mirë për ato ide që unë kam.

Ndodh kështu pasi jeni "djegur" me të huajt?

Duke punuar përditë me

"Hasanin e kam kërkuar edhe kur kam drejtuar Kukësin e Laçin, tani e pres te Vllaznia. Bisedova me Erando Karabecin, i preferuari im si lojtar dhe karakter, por ka vendosur të qëndrojë te Tirana. Një tjetër emër që dëshiroja me patjetër ishte edhe Erjon Vucaj". "Po sakrifikoj shumë për Vllazninë e sotme, sepse po merrem me njerëz që nuk ia vlen për t'u marrë. Organizimi i klubit ka qenë i vonuar. Këtë ua kam shprehur vetë drejtuesve të klubit, pasi edhe në verën e vitit të kaluar ka qenë thuajse e njëjta situatë". "Nëse drejtuesit janë të pakënaqur me mua, iki dhe u hap rrugën atyre që flasin poshtë e lartë. Nuk kam ardhur me zor te Vllaznia, madje këtu në Shkodër ka një shprehje, që 'më kanë kërkuar me këmbë të kalit'. Ka sulme nga më të ndryshmet dhe xhelozi".

ekipin nuk kam mundësi të njoh ose të ndjek çfarë bëhet në Ganë, Brazil apo Serbi. Janë persona të tjerë që duhet të merren me këtë punë në klub. Unë si trajner kam bërë të ditur idetë e mia me një listë lojtarësh, gjithmonë brenda logjikës dhe mundësive që ka klubi. Organizimi i vonë i klubit bëri që kjo listë dëshirash të dështojë, madje për herë të dytë. Natyrisht, ka edhe gjëra që nuk mund të konsideroh­en si faji i Vllaznisë.

Si për shembull?

Duhet të jemi të ndërgjegjs­hëm që lojtarët kërkojnë shifra të mëdha dhe janë të prirur drejt klubeve kryesore, që kanë buxhet më të lartë se Vllaznia. Këto gjëra na e vështirëso­jnë gjithmonë situatën. Tani jemi të detyruar të shohim sërish nga tregu i huaj, por ai është shumë i rrezikshëm dhe i vështirë. Muaj të tërë merrem me "youtube", duke ndjekur lojtarë që na sugjerohen nga menaxherë të ndryshëm. Këta të fundit i respektoj, pasi kanë punën e tyre, por edhe unë shikoj interesat e klubit të Vllaznisë. Na duhen lojtarë cilësorë, jo të gabojmë në merkato me të huaj. Nuk e shoh të arsyeshme të marrim lojtarë përmes videove që shikojmë nga aktivizime­t e tyre.

Në ditët e fundit, është folur shumë për afrimin e Edon Hasanit dhe Hektor Idrizajt. A ka diçka konkrete?

Të flasim hapur, unë kam shumë kohë që dua të kem Hasanin në skuadër, jo vetëm te Vllaznia, por edhe kur kam drejtuar Kukësin dhe Laçin. Prej një viti e gjysmë kam shprehur dëshirën ta kem te Vllaznia dhe për herë të fundit kam folur konkretish­t me lojtarin pas përfundimi­t të sezonit. Edhe pse klubi nuk ishte mbledhur ende për të vendosur piketat rreth së ardhmes, fola personalis­ht me Hasanin dhe ia bëra të qartë. Normalisht Hasani ka dhënë disa shifra që është e drejtë e tij, pasi çdo njeri shikon interesat e veta. Nëse interesat përputhen, atëherë do të isha i kënaqur që Hasanin ta kisha në skuadër. Për aspektin financiar, unë nuk mund të flas.

Kur vendoset përfundimi­sht nëse Hasani vjen ose jo te Vllaznia?

Unë e pres Hasanin, por, për të qenë korrektë, gjithkush duhet të bëjë kërkesa brenda mundësive, pra të shikojë të mirat dhe të këqijat e tij. Fakti që unë si trajner e kërkoj këtë lojtar, kam parë gjëra pozitive tek ai dhe mendoj të jetë pjesë e Vllaznisë. Mirëpo, ai duhet të jetë më konkret dhe më i prerë në bisedat me drejtuesit. Edhe me Idrizajn mund të them se është e njëjta gjë, pasi ka qenë një lojtar kryesor në projektin tim që në vitin e kaluar. Në atë periudhë nuk u realizua transferim­i, pasi ai zgjodhi Skënderbeu­n.

Po tani, është e mundur që të realizohet transferim­i i Idrizajt?

Unë për momentin nuk kam nevojë për një mbrojtës të djathtë, pasi aty luan Gocaj. Kam nevojë për pozicione të tjera në mbrojtje, që Idrizaj i ka bërë, por në raste emergjentë në skuadra të tjera. Pozicioni i tij natyral është mbrojtës i djathtë dhe kam qëndruar disi i tërhequr në këtë aspekt, pasi nuk mund ta quaj blerje një lojtar që në gjuhën popullore mund të cilësohet si i arnuar. Megjithatë, ashtu si Hasani, edhe ai mbetet një pistë e hapur. Në listën time kanë qenë edhe lojtarë të tjerë, por më vjen jashtëzako­nisht keq që janë përmendur edhe emra që nuk ekzistojnë.

Për cilët e keni fjalën? Nuk është nevoja të përmend emra tani, por më duket se e kanë gjetur disi të butë Vllazninë dhe ka njerëz që e përdorin edhe në media. U bë dy vite që kam dëgjuar apo lexuar gjëra absurde. Nuk është mirë të shfrytëzoh­et emri i Vllaznisë për të bërë pazare me klube të tjera.

Nëse nuk është sekret, na zbuloni kush janë lojtarët që ju keni biseduar zyrtarisht për t'i afruar te Vllaznia?

Kam biseduar me disa lojtarë këtë periudhë, por kemi hasur probleme, pasi është e vështirë t'i bindësh ata për të ardhur në Shkodër. Kërkojnë shifra të larta dhe preferojnë më shumë ekipet e kreut të tabelës dhe jo Vllazninë. Ka të tjerë që duan të shijojnë rehatinë e tyre pranë familjes, kështu që përveçse u kam bërë një ofertë, nuk mund t'i kushtëzoj. Për t'ju përgjigjur pyetjes suaj, ajo që mund të zbuloj është se kam kërkuar të vijë në Shkodër një lojtar si Erando Karabeci. Prej vitesh është i preferuari im si lojtar dhe karakter, por, pasi kontaktuam, nuk u bë diçka, sepse Karabeci ka vendosur të qëndroj te Tirana. Natyrisht, e respektova vendimin e tij. Një tjetër emër që dëshiroja te Vllaznia është Erjon Vucaj. Ka qenë një listë e gjatë emrash me gati 20 lojtarë, të ndarë në reparte të ndryshme.

Ju po thoni se keni bërë një listë me 20 lojtarë. Çfarë i duhen domosdoshm­ërisht Vllaznisë?

Së pari, Vllaznia ka nevojë për përforcime në çdo repart. Së dyti, unë nuk bëj pjesë tek ata trajnerë që kërkojnë me dhjetëra afrime. Edhe pse realisht kemi nevojë për shumë afrime, unë do të isha i kënaqur nëse bëjmë të paktën 3-4 goditje cilësore, të cilat do të na ndihmonin shumë. Ardhjet e tepërta veçse prishin ekuilibrat. Megjithatë, në Shqipëri duhet të marrësh 10 që të dalin 4 për së mbari. Ky është tregu, nuk kemi çfarë të bëjmë.

Keni thënë pak javë më parë se nuk do të prisni gjatë për lojtarët që kanë kërkuar largimin. Çfarë po bëhet?

Nuk kam asnjë siguri se çfarë do të ndodhë me lojtarët që duan të largohen për një klub jashtë Shqipërisë. Kam folur me administra­torin Gjyrezi, me të cilin jemi në një mendje, që lojtarët, të cilët po negociojnë me menaxherë të ndryshëm, duhet t'i bëjnë gjërat konkrete me klubin Vllaznia, ku dhe janë nën kontratë. Teknikisht, unë doja që t'i kisha të gjithë në dispozicio­n, pasi Vllaznia nuk ka luksin të largojë lojtarë. Megjithatë, nga ana tjetër, unë me zor një lojtar nuk e mbaj në skuadër. Kjo është në dëm të klubit dhe vetë lojtarëve.

Kush ka kërkuar zyrtarisht largimin?

Në stërvitje bëhen 7-8 lojtarë që më thonë se kanë oferta konkrete, por ndonjëherë flasin edhe në tym. Gjithsesi, Çinari, Krymi dhe Vecaj kanë shpre-

hur dëshirën, por shpresoj që në fund të ngelen të kënaqur të gjitha palët. Mund të jetë edhe ndonjë lojtar tjetër, por ata duhet të flasin me drejtuesit e klubit.

Me kapitenin Shtubina çfarë po ndodh, dje zyrtarizoi largimin?

Të jem i sinqertë, edhe unë vetë nuk e di realisht se çfarë problemi ka Shtubina. Ajo çka mund të them si trajner është se lojtarin e kam respektuar maksimalis­ht, pasi kam mbetur i kënaqur nga puna që ai ka bërë në sezonin e fundit. Ka kontribuar shumë, sikurse në momente të caktuara mund të ketë gabuar, por kjo është pjesë e punës. Asnjë nuk është perfekt në punë, por gjithsesi unë si trajner i kam kërkuar klubit që Shtubina të vazhdojë të jetë pjesë e Vllaznisë. Me sa di unë, ai ka nxjerrë pretendime të ndryshme karshi klubit. Do të ishte më korrekte që lojtari të ulej me drejtuesit e klubit. Unë nuk kam pse bisedoj me lojtarin, pasi dihet që ai është në planet e mia. Shtubina është i respektuar maksimalis­ht nga klubi Vllaznia në çdo aspekt, si teknik, moral dhe financiar. Drejtuesit më kanë informuar se ai është nën kontratë edhe për sezonin e ri.

Mos ndoshta problemet financiare

kanë ndikuar në këtë situatë?

Vllaznia është një klub që ka hallet e veta, me ato vonesat në pagesa, por koha ka treguar se korrektësi­a nga ana e drejtuesve ka qenë maksimale për ato shuma që lojtarët kanë rënë dakord. Vllaznia ka probleme të mbartura dhe nga buxheti që akordohet për klubin, kuptohet që një pjesë e mirë shkon për detyrimet e kaluara. Unë di që mbi 200 milionë lekë janë paguar gjoba prej telasheve të së kaluarës. Vllaznia vijon të jetë në gjyq edhe me "Gea Sport", pra kuptohet që këto probleme kanë ndikuar jo pak. Vonesat në pagesa vijnë edhe për këto arsye. Unë që rri sot te Vllaznia, mos kujtoni se bëj rolin e servilit, por kam preferuar ta ndihmoj ekipin në momentet më të vështira. Kushdo që është i sinqertë, është e dukshme që Vllaznia ka bërë progres, si në lojë dhe rezultate, paçka se në fund rrezikoi mbijetesën. Kemi qenë gjithë kampionati­n në vend të katërt, të pestë apo gjashtë. Për shkak të konjuktura­ve të futbollit shqiptar, rrezikuam edhe ne, teksa në gjashtë javët e fundit, kur ekipet e tjera, që nuk kishin marrë për një fazë asnjë pikë, arritën disa fitore.

Çfarë ju mban te Vllaznia edhe në këtë problemati­kë të

vazhdueshm­e?

Qëndroj te Vllaznia, sepse këtu kam familjen, kam Shkodrën dhe miqtë. Nuk më intereson asgjë tjetër në këto momente, por nëse klubi nuk do të jetë korrekt, atëherë unë nuk do t'ia lejoj kujt të tallet dhe do jem personi i parë që do të largohem. Unë tashmë pres që klubi të afroj lojtarë, të cilët Vllaznia ka nevojë për të përballuar sezonin, pasi do të jetë edhe më i egër se ai që lamë pas. Na duhen lojtarë që dinë të marrin përsipër situata, që janë të përgjegjsh­ëm dhe kanë personalit­et për të garantuar qetësi në skuadër. Për momentin, ekipin nuk e kam të gatshëm dhe nuk mund të flas për problemet financiare. Gjithsesi, unë di të them se ata lojtarë që nënshkruaj­në te Vllaznia, në fund marrin atë shifër që kanë firmosur në kontratë. Këtë e garantoj, sepse çfarë shkruhet në letër, lojtarët i marrin.

Gjithsesi, lojtarët e humbasin durimin dhe natyrisht motivimin kur nuk marrin rrogën në kohë...

Është një situatë ku duhet edhe pak durim, sepse në Shqipëri kjo problemati­kë nuk është vetëm te Vllaznia. Si unë dhe lojtarët, të gjithë kërkojmë të marrim lekët që na takojnë, por nuk është aq kollaj në një

vend si ne. Nuk jemi në Angli që s'ka probleme financiare.

Pak ditë më parë, bëtë edhe një mbledhje në prani të kryetares së bashkisë. Çfarë i keni thënë?

Të gjitha këto çfarë folëm bashkë, ia kam bërë të ditura edhe kryetares Ademi. Ajo më ka dhënë garanci financiare dhe mbështetje për ndërtimin e skuadrës ashtu siç unë dëshiroj. Jemi në një mendim, pra që të afrojmë lojtarë, të cilët bëjnë diferencën. Gjithsesi, shanset janë të vogla tashmë, pasi katër skuadra të tjera japin shifra marramendë­se dhe unë jam i detyruar t'i kuptoj lojtarët. Duhet të kuptojmë që Vllaznia kërkon të rritet, duke shkuar aty ku e meriton, por kjo nuk bëhet me buton.

Gjatë kësaj periudhe keni pasur polemika me drejtorin Eugent Zeka. Ka diçka që nuk shkon?

Unë nuk jam njeri kontradikt­ash, kam treguar që di të bashkëpuno­j me këdo. Nuk kam pasur probleme me asnjë, por normalisht në punë do të ketë edhe mendime të ndryshme. Dua që të mos bëhem shkaktar i asnjë lloj problemati­ke në klub. Unë marr përsipër të bëj punën siç duhet si trajner. Dua që t'i dal borxh klubit në çdo aspekt. Natyrisht,

shqetësime­t janë dhe presioni është shumë i madh. Unë jam trajneri dhe kërkoj më tepër bashkëpuni­m, për të ecur në rrugën e duhur sa më shpejt. Sa më shumë të vonohemi, aq më e vështirë është për Vllazninë.

I keni dëgjuar zërat që qarkullojn­ë së fundmi se situata po zvarritet në klub për të detyruar largimin tuaj?

Unë nuk merrem me thashethem­e tavolinash, ata që i bëjnë këto ta dinë se Cungu ka refuzuar tri ekipe për të qëndruar te Vllaznia, madje me paga shumë më të larta. Kam një kontratë dhe kryebashki­akes ia kam bërë të ditur që, nëse janë të pakënaqur me punën time, atëherë jam gati të largohem që nesër. E përsëris, nëse drejtuesit janë të pakënaqur me mua, iki dhe u hap rrugën atyre që flasin poshtë e lartë. Nuk kam ardhur me zor te Vllaznia, madje këtu në Shkodër ka një shprehje që "më kanë kërkuar me këmbë të kalit".

Sa ju kanë mbështetur apo shqetësuar në punën tuaj ishlojtarë­t e Vllaznisë, që shpesh kanë qenë kritik në prononcime­t e tyre?

Çdo trajner që drejton Vllazninë paragjykoh­et pa nisur mirë punën. Ka sulme nga më të ndryshmet dhe xhelozi. Jemi

një vend që e kemi treguar veten edhe me De Biazin, pasi të njëjtët persona që nuk lanë gjë pa i thënë, sërish ishin po ata që i bënë elozhe pas Europianit. Ka njerëz që edhe më kanë mbështetur shumë, jo vetëm të brezit tim. Ka edhe të tjerë, që përfitojnë dhe shfaqen duke sulmuar mua, pasi janë harruar.

Së fundmi, çfarë ju premtoni tifozëve shkodranë?

Është shumë e vështirë për të sjellë ata tifozë që ishin në ndeshjen me Tiranën. Duhet një punë disavjeçar­e, sepse në Shkodër janë bërë dëme në vitet e fundit. Për të prishur një punë është e lehtë, por për ta rregulluar atë duhen vite. Nuk mund të ndreqim për një ditë diçka që është prishur prej vitesh. I mirëkuptoj qejfmbetje­t dhe dëshirat e tifozëve. Kërkohen investime të mëdha, por edhe shkodranët duhet të kuptojnë se kjo është situata momentale te Vllaznia. Realisht do të kisha preferuar të ishin më të shumtë në mbështetje fizikisht. Ky është realiteti, edhe pse dëshira është e madhe që klubi të kalojë në dorë të një privati. Personalis­ht po sakrifikoj shumë për Vllazninë e sotme, sepse po merrem me njerëz që nuk ia vlen për t'u marrë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania