Panorama Sport (Albania)

Shehi: Lë futbollin pas Europës

"Koliçi është i mirëpritur për të qenë pasardhësi im"

- LLAZI SARO

Skënderbeu tashmë është totalisht i përqendrua­r për ndeshjen e radhës ndaj Mlada Boleslav në turin e tretë të Europa Ligës. Krejtësish­t i përqendrua­r për këtë ndeshje duket i gjithë ekipi, sidomos kapiteni Orges Shehi, i cili nuk pranon të largojë vëmendjen në prag të...

Skënderbeu tashmë është totalisht i përqendrua­r për ndeshjen e radhës ndaj Mlada Boleslav në turin e tretë të Europa Ligës. Krejtësish­t i përqendrua­r për këtë ndeshje duket i gjithë ekipi, sidomos kapiteni Orges Shehi, i cili nuk pranon të largojë vëmendjen në prag të një sfide kaq të rëndësishm­e për këtë kompeticio­n, por sigurisht që deklarata e tij për t'i dhënë fund futbollit pas Europës ka tronditur korçarët. Shehi është shprehur i bindur se Skënderbeu i ka potenciale­t e duhura për të kaluar në Europa Ligë edhe në fazën e grupeve, ndërsa mirëpret Koliçin si zëvendësue­sin ideal të tijin në portën bardhekuqe.

Orges, tani do të luani në turin e tretë. E kishit menduar se mund të shkonit deri këtu pas shortit?

Ne e kemi menduar dhe e kemi besuar që do të bënim rrugë të gjatë. Që në momentet e para kur morëm vesh shortin e dinim që do të ishte e vështirë, por asnjëherë nuk i kemi humbur shpresat dhe kemi vlerësuar çdo moment si të rëndësishë­m për të ecur përpara. Natyrisht që kjo është ana jonë e fortë, vlerësimi që i bëjmë çdo kundërshta­ri. Në turin e dytë kishim përballë një kundërshta­r të fortë, por kemi bërë maksimumin për të kaluar dhe ia dolëm.

Keni zhvilluar dy ndeshje perfekte me Kairatin. Përqendrim dhe vlerësim apo diçka tjetër?

Sigurisht që përballë një kundërshta­ri të fortë, sidomos në ndeshjet e Europa Ligës, kërkon përqendrim dhe impenjim maksimal. Normalisht kur ke vlerësim dhe respekt për kundërshta­rin, por edhe përqendrim­in e duhur në fushë, të bën të shprehesh më mirë dhe të jep garanci për të

dhënë maksimumin.

Ka të bëjë dhe eksperienc­a në këtë pikë?

Sigurisht edhe ky është faktor mjaft i rëndësishë­m, pasi kur je pjesë e një ekipi që ka eksperienc­ën e duhur dhe ka shkuar deri në grupet e Europës, eksperienc­a luan rolin e vet dhe të jep më shumë garanci.

Sa e vështirë është tashmë përballë Mladës?

Mendoj se është një ndeshje e vështirë dhe kjo dihet tashmë. Është një kundërshta­r që si ne ka dalë në turin

e tretë të Europës, një kundërshta­r që zhvillon një lojë të mirë pavarësish­t se nuk kemi shumë informacio­n për lojtarët që ka në përbërje, por është një kundërshta­r i fortë që vjen nga një ligë e rëndësishm­e e Europës.

Sa e ndihmon ekipin fakti që do të luhet në Çeki ndeshja e parë?

Puna e shortit është kjo. Në të tilla ndeshje nuk luan shumë rol fusha pasi janë dy takime vajtje-ardhje, por gjithsesi mendoj se duke e pasur ndeshjen e parë atje, do të jetë

një eksperienc­ë e mirë si me Kairatin.

Ndeshjen e dytë do ta luani në Elbasan. Një minus ky për ekipin?

Natyrisht që po, do të jetë një atmosferë krejt ndryshe nga ajo që na priste në Korçë, por sigurisht e dimë që edhe atje do të ndiejmë mbështetje­n. Është një minus, por besoj se do ta përballojm­ë me sukses.

Ka qenë Skënderbe solid në këto dy takime. A e ka mundësinë të përsëritë aventurën e dy sezoneve më parë?

Sigurisht, unë e kam thënë

që në kampionat gjatë fazës së katërt kemi qenë ekip solid dhe me potencial të madh. Kemi potenciali­n e duhur për të besuar dhe për të vazhduar rrugën, pavarësish­t se sa arrihet në fund.

Flitet shumë që pas Europës e mbyllni me futbollin e luajtur?

Unë e kam thënë edhe më herët që pas Europës ndoshta do e lë futbollin. Tani ndoshta është pothuajse e sigurt dhe fakti që flitet për portierin tjetër e bën akoma më të sigurt. Besoj se është drejt fundit,

por nuk dua që ekipi të fokusohet te kjo puna ime, por te ndeshja dhe kaq. Futbolli i tillë është, njëri e lë, tjetri e fillon dhe kështu me radhë.

Flitet për Koliçin, është pasuesi juaj ideal për Skënderbeu­n?

Sigurisht, jo vetëm Koliçi, por çdo lojtar që vjen te Skënderbeu është një zgjedhje e duhur sepse ky klub ka nevojë që të ecë përpara dhe lojtarët e zgjedhur janë më të mirët në treg. Besoj që është zgjedhje e duhur, por koha do ta tregojë drejt.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania