Panorama Sport (Albania)

Zyrtarizoh­et Bernardesk­i, tifozët në delir

Nga 1 deri te 99, që "të gjithë" janë të zënë

-

Numra të plotë, të përsosur, numra prim e shumë të tjerë pasi te Milani ekzistojnë të të gjitha natyrave. Revolucion­i kinez ka prekur edhe numerologj­inë e fanellave të kuqezinjve. Koha e zgjedhjes nga 1 në 11 ka perënduar dhe djemtë e Montelës janë prova e gjallë, madje mund të themi se e kanë tepruar disi. Numrin 1 e ka Gabriel, portieri i katërt i organikës, 11 Borini që ka pak shanse për të qenë titullar, pa harruar 4 dhe 7 të Maurit dhe Niang që janë me valixhet gati prej javësh. Formacioni duket sikur zbret në fushë me numra të huazuar nga basketboll­i, por ja çfarë fshihet pas zgjedhjeve të numrave në "Milenelo".

#19 dhe #68 - Titullarë të ndryshëm e po aq të ndryshme zgjedhjet. 19 ishte aq e kërkuar a thua se flitej për një numër 10: Bonuçi, pasi e mori, ishte i lumtur si fëmijë, 1shi përfaqëson diellin dhe 9-ta Marsin (planetin). Kesi e përballoi mirë ndarjen nga numri i tij, me ndihmën e mamasë, por edhe me 79, që nuk është 19, efekti është i njëjtë vizualisht. 68 është një tjetër i numër i pazakontë dhe do të qëndrojë në shpinën e një milanisti që e zgjedh për nder të mamasë. Zonja Marsela, mamaja e Rikardo Rodrigez nuk jeton më, por i biri zgjodhi pikërisht vitin e saj të lindjes. #13 dhe #21 - Numrat e lavdisë kuqezi në një të kaluar jo edhe aq të largët. Romanjoli u nda jo pa dhimbje nga 46 e tij për të marrë trashëgimi­në e Alesandro Nestës, ndërsa Lukas Bilja, me 21 shpreson të sjellë në "San Siro" sadopak elementë që kujtojnë Pirlon nga ato anë.

#9 dhe #10 - Shpirti neoklasik i futbollit në shpatullat e dy të rinjve premtues. Andre Silva zgjodhi 9, pas një jete të kaluar duke luajtur me dhjetën mbi shpinë, aq sa në Portugalin­ë e tij ende e thërrasin me nofkën "Dez" (dhjeta), numër të cilin tashmë e mban turku Çalhanoglu që jo më larg se tri ditë më parë tregoi se jo rastësisht ka numrin e fantazisë.

#99 dhe #90 - Për portierët nuk ka analogji me të kaluarën. Xhixho edhe pse titullar mban 99, ndërsa i vëllai 90. Storari ka ruajtur 30 e tij të hershme, ndërsa siç thamë numrin 1 e mban i fundit në rang hierarkie, Gabriel. 12-ën e zakonshme për portierin nuk e mban askush në atë rol. Ajo tashmë i përket Andrea Kontit, që në fushë mbulon rolin e mbrojtësit të krahut të djathtë. Dikur e kanë mbajtur Xhovinko dhe Borrielo, por për Milanin lidhet me finalen e Europianit të vitit 1988. Njëfarë Van Basten me atë numër, por mbi një fanellë portokalli realizonte një gol të cilësuar si perlë e futbollit. Holanda kampione Europe, oguri duket më se i kënaqshëm për një Milan që kërkon pikërisht elitën kontinenta­le.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania