Panorama Sport (Albania)

Kombëtarja, 11 orë pritje në aeroport

shte një n a arat më të "ështira në karrierë, për shkak të temperatur­ës së ulët

- OLGERT SERANI

"Peshkaqeni" i Balti mores kundër pesh kaqenit të bardhë. Dueli për supremacin­ë e oqeanit shndërrohe­t në një blof të madh mes tifozëve të notarit amerikan Majkëll Felps. Ngjarja televizive, e transmetua­r në "sho|"-n televiziv "Discovery }hannel" dedikuar "Javës së peshkaqeni­t", nuk i ka respektuar pritshmëri­të, ndonëse u transmetua në 220 shtete. Sfida emocionues­e në 100 metra mes notarit, që krenohet me 23 titujt olimpikë të fituara dhe kafshës më grabitqare të oqeanit, u zhvillua dhe u nda në vijën e finishit për vetëm dy sekonda. Megjithatë, gara nuk u mbajt në kohë reale. Me një pendë të vetme për të rritur shpejtësin­ë e tij W9.5 kmhZ dhe nën mbikëqyrje­n e ekspertëve dhe zhytësve, Felps notoi në brigjet e Afrikës së Jugut i vetëm dhe jo përkrah peshkaqeni­t të bardhë, sikurse ishte imagjinuar nga tifozët e tij. Në sajë të efekteve speciale me kompjuter, dukej që sportisti më i dekoruar i të gjitha kohërave notonte ngjitur me peshkaqeni­n, por të ndarë nga një vijë si në një pishinë olimpike, duke krijuar idenë se të dy protagonis­tët ishin duke notuar së bashku. Në fund, koha e shënuar nga peshkaqeni ishte 36.1 sekonda ndaj 3w.1 sekonda të 32-vjeçarit nga Merilend. "Nuk kemi qenë në ujë në të njëjtën kohë. E di që kjo është pyetja që të gjithë kanë bërë gjatë javëve të fundit. Isha i sigurt dhe ky ishte prioriteti im", u shpreh Felps pas kësaj aventure speciale në karrierë. Mes të tjerash, amerikani theksoi: "Kjo garë ishte një nga më të vështirat e karrierës sime, për shkak të temperatur­ës së ulët që kishte uji dhe pritshmëri­ve". Ndërkohë, në një postim të shkurtër në rrjetin social "T|itter", Felps la të hapur një tjetër duel të tillë. "Tjetër garë€ Herës tjetër në ujë më të ngrohtë". Suksesi i peshkaqeni­t të bardhë erdhi vetëm në metrat e fundit, kur ai i dha shtytje përfundimt­are duke bërë një kërcim për të kaluar vijën e finishit virtual. Felps ka fituar 2w medalje olimpike në karrierë, duke përfshirë 23 të arta, 26 tituj botërorë dhe 39 rekorde botërore, tre prej të cilave janë ende në fuqi W100 dhe 200 m në stil flutur dhe 400 m miksZ. Felps nuk e bëri realitet të përballej me një kafshë, precedent i njohur në të kaluarën. Sprinteri olimpik amerikan Wkampion i katërfisht­ë në Lojërat e 1936-ës Z , Xhesi Ouens vrapoi në mjaft raste me kuaj, ndërsa lojtari i regbisë të Afrikës së Jugut, Brajan Habana, sfidoi një leopard. Gjithashtu, edhe golfisti Bo ‚ikli pretendon se është përballur me një orangutang gjatë një dueli boksi, edhe pse historia e saj nuk është verifikuar kurrë.

 ??  ??
 ??  ?? Felps gjatë startit të djeshëm
Felps gjatë startit të djeshëm
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania