Panorama Sport (Albania)

Mesi “monstruoz”, parametra fizikë mbi normalen

Portugezi: Nuk fitoj gjë duke folur, i lumtur për përgatitje­t

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Miqësorja e luksit mes Mançester Junajtid dhe Realit u fitua nga "djajtë" në ruletin e penalltive, pasi 90 minutat përfunduan me rezultatin 1-1. 11-metërshat në fakt rezultuan fatal për skuadrën e Zidanit, që shënoi vetëm 1 nga pesë të mundshme. Nuk ishin as më mirë për Junajtidin që shënoi 2, por kaq mjaftoi për t'i dhënë fitoren e katërt skuadrës së Murinjos në katër miqësoret e zhvilluar në SHBA. Golit të Lingard (Marsial i dha një asist spektakola­r duke kaluar të gjithë mbrojtjen) iu kundërpërg­jigj Kasemiro me penalltinë e fituar nga Teo Hernandez. Në tribunat e stadiumit "Levi Stadium" ishin mbi 65 mijë spektatorë, të cilët thuajse ishin të barabartë në zgjedhjen e tyre për të bërë tifo.

NDESHJA- Nuk mund të presësh më shumë nga një sfidë miqësore, pavarësish­t se në fushë zbresin dy formacione yjesh dhe prestigjio­ze. Luhej në orën 14 me atë amerikane dhe temperatur­at ishin mbi 30 gradë. Komandon biznesi. Ndeshja duhet të transmetoh­ej në Europë përpara se tifozët të shkonin në krevatet e tyre për të fjetur. Spanjollët zhvilluan ndeshjen e tyre të parë miqësore, ndërsa Junajtid të katërtën. Për këtë fakt, pas suksesit në derbi, Zhoze Murinjo bëri pak rrotacion duke dërguar në stol Lukakun, ndërkohë që Reali zbret me Iskon, Benzemanë dhe Bejlin si titullarë. Në minutën e fun-

dit të pjesës së parë, Marsial bën një depërtim spektakola­r duke dribluar të gjithë lojtarët që i dolën përpara dhe Lingard nuk e kishte të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë. Në pjesën e dytë, skuadrat bënë ndryshime rrënjësore dhe aktivizuan lojtarë të tjerë. Me

Realin debuton edhe Teo Hernandez, i cili fitoi penalltinë e shndërruar në gol nga Kasemiro. Junajtid kishte mundësi të shumta për ta mbyllur ndeshjen përpara 90 minutave, por Felaini godet shumë keq dhe i dërgon ekipet në pikën e bartë të penalltive.

Gabime të shumta për të dyja skuadrat, që shënuan vetëm 3 nga dhjetë goditje. Në radhët e Realit nuk arritën të shënonin: Kovaçiç, Arnaiz, Teo dhe Kasemiro. I vetmi që e dërgoi në rrjetë ishte Kezada, ndërkohë që për Junajtidin shënuan Mkitarjan dhe Blind.

Buzëqesh Murinjo, por edhe Zidan merr sinjale pozitive nga të rinjtë e tij.

MURINJO- Në fund të ndeshjes, Zhoze Murinjo foli për merkaton që ka bërë Junajtid. "Nuk më plas shumë për Moratën, sepse nuk fitoj asgjë nëse flas për

të. Jam i kënaqur për lëvizjet që kam bërë në merkato, por edhe me fazën përgatitor­e që kemi zhvilluar. Qëndruam në një vend dhe udhëtuam pak. Kjo ishte ajo që doja dhe jam i lumtur për gjithçka që kemi bërë", tha trajneri portugez në fundin e ndeshjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania