Panorama Sport (Albania)

Interi jep shenja jete, Jovetiç “shtrin” Lionin

Paraqitje pozitive nga lojtarët që shihen si të larguar

-

Duket si një shaka e futbollit në korrik. Stefan Jovetiç shënon golin e ndeshjes për Interin, në miqësoren kundër Lionit. Ivan Perisiç hyn në fushë dhe "ndez" zikaltrit, Andrea Ranokia për pak nuk dyfishon rezultatin. Pra, interistët në prag të largimit, marrin duartrokit­jet e publikut në fitoren 1-0. Skuadra e trajnerit Luçiano Spaleti ndryshon fytyrë në pjesën e dytë, në krahasim me paraqitjen e vakët të lojtarëve në pjesën e parë. Mungon vetëm një rrjetë e Gabigol, i cili gabon disa herë përpara portës. DREJTON BORHA - Spaleti ka ideuar një Inter të organizuar, racional, që të kuptojë momentin e duhur për të mbajtur topin, e kur duhet të shtojnë ritmin. Zgjedhje që i besohen veçanërish­t Borha Valeros, me fantazisti­n të vendosur përpara mbrojtjes. Ish- lojtari i Fiorentinë­s provon të krijojë raste për shokët e skuadrës, duke kombinuar me Kandrevën, Zhoao Marion dhe Ederin, në fushë që nga minuta e parë. Borha dhe Galjardini kuptohen mirë në mesin e fushës, me kalimin e kohës mekanizmat do të veprojnë edhe më mirë. Përpara të gjithëve lëviz i riu Pinamonti,

i aftë të japë një pikë referimi të besueshme në sulm. GODITJE PËR HANDANOVIÇ - Lioni ka një skuadër të re, të freskët, do të nisë kampionati­n përpara Interit (një tjetër herë skuadra kundërshta­re është përpara me fazën përgatitor­e) dhe gjatë miqësoreve të korrikut i ka dhënë leksione futbolli skuadrave që janë në Ligën e

Kampionëve, si Ajaksi dhe Sëlltiku. Këto janë pikat kryesore të një pjese të parë të kushtëzuar nga vapa dhe nga fusha me patate e Nankinit: një goditje qendrore me kokë për Eder dhe Galjardini­n, një goditje e rrezikshme me kokë nga Miranda dhe disa raste të pastra të Traoré nga krahu tjetër. Pëson një goditje (megjithatë jo serioze) Handanoviç, i dalë për të shpëtuar një aksion të Diaz.

JA JOVETIÇ - Perisiç shikon nga stoli, Spaleti e aktivizon në fillimin e pjesës së dytë së bashku me Padelin, Vialetin, Shkrinjari­n, Kondogbian, Jovetiçin dhe Gabigolin. Koha mjafton për të admiruar klasin edhe personalit­etin e fantazisti­t Valieti, i vitlindjes 1999. Dhe më në fund vjen goli që do të vendosë takimin: Gabigol arrin të shërbejë për Zhoao Marion, portugezi shkon pranë vijës fundore dhe pason në zonë: Jovetiç këtë herë nuk do të gabojë. Lioni shpërbëhet, Interi arrin të mbyllë mirë hapësirat dhe të menaxhojë rezultatin, ashtu si bëri me Shalken. Tifozët kinezë festojnë. Merkato ndoshta ende nuk ka sjellë frytet e pritura, por Spaleti ka nisur tashmë të krijojë një skuadër bindëse.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania