Panorama Sport (Albania)

Emini kërkon lejekalimi­n, klubi i ofron kushte të reja

Sulmuesi: Jam i lirë, do shkoj në FSHF për sqarim

- S.Sulozeqi

Çështja e kontratave ka sjellë kaos te skuadra e Kukësit. Shumë prej lojtarëve parashikon­in që të dilnin të lirë, por një klauzolë i mban ata edhe për një vit me verilindor­ët, gjë e cila nuk është pritur aspak mirë nga titullarët. Për momentin vetëm Pero Pejiç dhe Ylli Shameti kanë dalë të lirë, ndërsa Koliçi, Emini, Karioka, Lena dhe Musolli kanë pasur probleme dhe sipas klubit duhet të qëndrojnë edhe një vit në skuadër. Izair Emini ka qenë dje në klub, ku ka kërkuar të marrë lejekalimi­n, por i është bërë me dije se vazhdon të jetë nën kontratë. Burime të "Panorama Sport" kanë bërë me dije se lojtari ka kërkuar një takim me presidenti­n Gjici dhe këtij të fundit i ka kërkuar që të jetë i lirë. Por, vetë Gjici i ka bërë me dije se duhet të respektojë kontratën, madje mund të diskutonin edhe për kushte të tjera. Ndërkohë që Emini pritet që të shkojë në FSHF për të kërkuar të drejtën e tij. Në një prononcim për "Panorama Sport", ai është shprehur: "Mua më ka përfunduar kontrata me Kukësin, kam shumë respekt për të gjithë ambientin verilindor, por unë tashmë jam një lojtar i lirë. Për të parë më shumë në lidhje me kontratën, do shkoj në federatë dhe do shoh si është puna, pasi klubi thotë se unë jam nën kontratë, kur unë kam bërë kërkesën kohë më parë", ka thënë Emini. PARAQITJET- Izair Emini ka bërë një sezon të mirë me Kukësin në sezonin e shkuar duke arritur të fitojë edhe titullin kampion. Megjithatë 31-vjeçari ka vendosur të largohet edhe për shkak se nuk ka gjetur gjithmonë hapësira të mjaftueshm­e në formacioni­n e skuadrës, kjo edhe për shkak të skemave që ka aplikuar gjatë lojës trajneri Gjoka. Megjithatë lojtari ka qenë vendimtar, në disa sfida duke i dhënë skuadrës së tij pikë mjaft të vlefshme në garën për titull. Shqiptari i Maqedonisë është aktivizuar për dy sezone me verilindor­ët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania