Panorama Sport (Albania)

Koliçi: Kontrata më skadoi, sot takohem me presidenti­n

Portieri: Nuk ka mundësi të më jetë rinovuar

- S.Sulozeqi

Një tjetër lojtar që ka probleme me kontratën te skuadra e Kukësit është edhe Enea Koliçi. Ky i fundit ka pasur ditët e fundit oferta nga skuadra e Skënderbeu­t, madje flitet dhe për firmosjen e një parakontra­te me korçarët, por vetë lojtari nuk konfirmon asgjë. Në klubin verilindor janë të bindur se lojtari ka edhe një vit kontratë, ndërsa vetë Koliçi e mohon një gjë të tillë.

Deklarata - Në një prononcim për "Panorama Sport", lojtari ka sqaruar pozicionin e tij, duke thënë se dëshiron që të luajë në një ligë jashtë vendit, por gjithashtu bën me dije se është i hapur për bisedime. "Jam lojtar i lirë. Kukësi s'më ka ofruar asnjë kontratë. S'e di nga dalin këto lajme që klubi më ka ofruar mua një kontratë të re! Unë kam dy sezone me Kukësin, kam dhënë shpirtin në fushë. Kam qenë shumë serioz gjatë kësaj periudhe dhe s'kam krijuar asnjë problem as me klubin, as me shokët, as me trajnerin, duke qenë profesioni­st në çdo aspekt. Nëse largohem nga Kukësi, e bëj me kokën lart sepse kam dhënë shumë për këtë ekip. Aktualisht, kam oferta nga Franca, jo nga kampionati ynë. E vetmja gjë që më bën të transferoh­em jashtë është nënshtetës­ia greke që është plus për mua, pasi në BE nuk jam ekstrakomu­nitar. Dëshira ime është që të luaj jashtë vendit, në një ligë të fortë europiane, por çdo gjë mbetet e hapur për mua. Ende nuk kam biseduar me Kukësin apo ndonjë klub tjetër në Shqipëri. Unë jam i hapur për të dëgjuar ofertat, pasi jam lojtar i lirë. Respektoj ekipin tim, Kukësin dhe do t'i

dëgjoj të parët, pastaj nëse nuk bindem do shikoj alternativ­at e tjera. Sa për kontratën, mua ajo më ka përfunduar dje kam bërë kërkesë disa muaj para dhe e kam çuar vetë në Federatë. Gjithsesi për pretendime­t që kam dëgjuar apo parë në media që klubi thotë që ka edhe një vit kontratë

me mua, do e mësoj nesër (sot), nuk mund të them asgjë më tepër", ka mbyllur Koliçi. Ky i fundit ka bërë një sezon të shkëlqyer me verilindor­ët, por paraqitjet që bëri në ndeshjet europiane e kthyen në një prej portierëve më të kërkuar në merkato.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania