Panorama Sport (Albania)

Ikën kapiteni Shtubina: Tani le të marrin Mesin

"Nuk e kërkova unë, nga klubi më dhanë përgjigje jo të duhur"

- ADMIR URUÇI

Ndriçim Shtubina ka mbyllur gjithç ka me Vllazninë dhe, pas < vitesh aktivizimi radhazi, duket se nuk ka ndër mend të vazhdojë te shkodranët. Një ditë më parë, ai kishte paralajmër­uar për "Panorama Sport" ultimatumi­n 4-ditor që i kishte vendosur klubit, por mesa duket nuk ka duruar. Fillimisht, ish-kapiteni i kuqebluve ka qartësuar gjithçka me një status në "Facebook", ku ka njoftuar për largimin e tij nga shkodranët, të cilët janë në vendnumëro sa i përket sezonit të ri. "Nga ky moment jam lojtar i lirë, shpresoj që Vllaznia të blejë Mesin në vendin tim, s'kam çfarë flas më", ishte mesazhi me plot ironi i futbollist­it në rrjetet sociale. Pak ditë më parë, Shtubina vendosi të mos dilte në stërvitje me Vllazninë. Ai bëri të qartë asokohe se kishte disa mosmarrëve­shje me klubin për sa u përkiste kushteve kontraktua­le për sezonin në vijim. Ndonëse ai tha se priste zgjidhjen e këtyre problemeve, me sa duket, gjërat nuk kanë shkuar në rrugën e duhur dhe futbollist­i ka vendosur t'u japë lamtumirën shkodranëv­e. Mirëpo, nga sa thuhet nga vetë lojtari, "divorci" i padëshirua­r i tij me Vllazninë nuk ka pasur të bëjë me kontratën apo aspektin financiar. I kontaktuar dje nga gazeta, ai e cilësoi këtë largim të palidhur me anën financiare. "Që sot (dje), jam lojtar i lirë. Më vjen keq, por unë nuk isha unë ai që kërkova këtë largim. Prisja një përgjigje, që në fakt ishte jo e duhura për mua. Problemi financiar? Jo, nuk bëhet fjalë për këtë, por për disa gjëra që as unë s'di pse ndodhën", ka thënë ish-kapiteni i Vllaznisë. Me largimin e tij, numri i lojtarëve nga skuadra e sezonit të shkuar që nuk do të jenë më pjesë e Vllaznisë shkon në 10. Për herë të fundit në një skuadër tjetër Shtubina është aktivizuar në vitin 2011 me Flamurtari­n. Tashmë gjasat janë që 30-vjeçari të vijojë karrierën në një klub tjetër të Superiores. Shtubina nuk ka dhënë detaje, por gjithsesi në drejtim të tij kanë ardhur disa oferta. Burime pranë lojtarit tregojnë se ai është kontaktuar nga Laçi, por gjithsesi mbetet për t'u parë në ditët në vijim se ku do të nënshkruaj­ë. Kontrata e tij me Vllazninë është prishur në mënyrë konsensual­e, pasi ishte edhe për një vit tjetër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania