Panorama Sport (Albania)

Muzaka dhe ekip agresiv, ja plani i korçarëve për Mladën

Ekipi do rreshtohet 4-1-4-1, pritet presing i lartë

-

Ilir Daja nuk ka dyshime për formacioni­n që do të zbresë në fushë ditën e enjte në ndeshjen e parë kundër Mladës. Trajneri i Skënderbeu­t po vijon përgatitje­t prej disa ditësh për të shuar të gjitha dilemat që ka dhe duket se shumë shpejt ka marrë përgjigjet e duhura nga të gjithë lojtarët që ka në dispozicio­n. Gjergji Muzaka mund të jetë surpriza këtë herë në modulin 4-1-4-1, i cili ka fituar balotazhin me Bruno Ditën. Që ditën e djeshme, trajneri Daja ka filluar të japë këshillat për lojtarët që do të nisin këtë takim si titullarë, por edhe për pjesën tjetër të ekipit. Pas ushtrimeve të nxehjes, gjithçka ka filluar me interpreti­min që lojtarët duhet t'i bëjnë lojës në fushë. Sigurisht që në një ndeshje të tillë edhe kërkesat e trajnerit janë më të mëdha. Daja ka kërkuar presion të lartë në mesfushë nga ekipi i tij për të rifituar topin dhe menjëherë nisjen e aksioneve të shpejta për të befasuar kundërshta­rin. "Duhet të jeni agresivë në çdo centimetër të fushës. Mos prisni që ekipi kundërshta­r ta kthejë topin pas, por do të na sulmojë në çdo moment. Duhet të ushtrojmë presion dhe të nisemi shpejt në kundërsulm duke u organizuar si duhet", kanë qenë fjalët e para të trajnerit bardhekuq që ka udhëzuar ekipin e tij në 20 minutat e para të stërvitjes.

Formacioni- Seancën e djeshme, trajneri i Skënderbeu­t nuk ka kursyer asgjë. Në ditën e dytë të përgatitje­ve, Ilir Daja ka zbardhur edhe formacioni­n në fushë, atë 11-she që do ta nisë si titullar takimin e së enjtes. Nuk ka dyshime për sa i përket pjesës defensive të ekipit. Nga porta do ta nisë kapiteni Orges Shehi dhe para tij do të luajë katërshja e zakonshme e mbrojtjes e formuar nga Kristi Vangjeli gjithnjë e më shumë i rëndësishë­m për ekipin në të tilla takime dhe nga krahu i majtë Gledi Mici. Në qendër dyshja do të formohet nga Marko Radas dhe Bajram Jashanica. Më përpara si digë para mbrojtjes do të jetë Tefik Osmani, i cili do të ndërtojë këtë repart me Nimagën dhe Muzakën, i cili është i avantazhua­r për ta nisur si titullar takimin pas mungesës së Lilajt. Në krahët e mesfushës do të jenë sërish Latifi dhe Taku që do të ndihmojnë ekipin në prapavijë, por edhe në sulm me shpërthime­t e tyre. Ndërsa me Xhejmsin jashtë, por edhe me ndeshjen e madhe të bërë në takimin kundër Kairatit, Plaku do të jetë pika e referimit për sulmin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania