Panorama Sport (Albania)

Jashanica “refuzon” Kukësin

Presidenti Takaj bën batuta me lojtarin: Për mua ai vlen 500 mijë euro, nuk ikën

- LLAZI SARO

Bajram Jashanica ka hedhur poshtë një interesim të mundshëm të Kukësit për të. Një ditë më parë, u bë i ditur lajmi për interesimi­n e klubit kampion të Shqipërisë për shërbimet e mbrojtësit. Por, Jashanica ka hedhur poshtë gjithçka. Duket se dy rivalët që luftuan fort për titullin gjatë kampionati­t të kaluar do të garojnë edhe në këtë merkato vere. Fillimisht u mësua se korçarët kishin arritur akord me Koliçin, ndërsa tashmë Kukësi hidhet në "sulm" për Jashanicën. MBROJTËSI

I kontaktuar nga gazeta "Panorama Sport", mbrojtësi shtatlartë i Skënderbeu­t ka bërë me dije se nuk ka asnjë ofertë konkrete nga Kukësi dhe për pasojë nuk ka çfarë koment të bëjë. "Janë thjesht zëra merkatoje që duan të shpërqendr­ojnë ekipin në këtë periudhë ku po marrim pjesë në Ligën e Europës. Nuk kam pasur asnjë interesim të Kukësit dhe këtë e them me bindje. Jam i përqendrua­r në Europë dhe këto zëra mund të na shpërqendr­ojnë. Unë jam vetëm i fokusuar tek Europa dhe dua të bëj më të mirën për Skënderbeu­n", theksoi fillimisht Jashanica që në pas komentoi edhe të ardhmen e tij tashmë që është në fund të kontratës. "Jam në vitin e fundit të kontratës dhe mund të them që do të pres të mbarojnë ndeshjet e Europës dhe më pas do flas me presidenti­n për të ardhmen. Besoj se është diçka që do të mbyllet shpejt. Kam pasur edhe disa oferta në të kaluarën dhe nëse vjen ndonjë tjetër e tillë nga jashtë, mund të shohim se çfarë do të ndodhë. Në Shqipëri nuk besoj se ka klub tjetër më të mirë se Skënderbeu", mbylli Jashanica prononcimi­n e tij. Ndërkaq, edhe presidenti Takaj qe ishte i pranishëm dje në stërvitje dhe ka dashur të bëjë vetëm pak bat-

uta me lojtarin në fjalë pa u prononcuar për mediat. Në batutë e sipër, Takaj u thotë miqve se Jashanica vlen për të 500 mijë euro. KELMENDI

Ndërkaq, ka mbërritur dje

në Korçë edhe sulmuesi Shend Kelmendi, i cili vjen nga Prishtina. Futbollist­i është afrimi i radhës i korçarëve dhe konsideroh­et si një lojtar i rëndësishë­m për sezonin në vazhdim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania