Panorama Sport (Albania)

Shkëndija ka statistika­t me vete

-

Shkëndija e Tetovës po bën një paraqitje mbresëlënë­se në Ligën e Europës. Skuadra shqiptare e Maqedonisë ka mbërritur deri në turin e tretë ku do të ketë përballë Trakain e Lituanisë. "Kuqezinjtë" për herë të katërt në historinë e paraqitjev­e europiane ndeshjen e parë do ta luajnë në transfertë. Të enjten e kaluar në Finlandë kundër HJK Helsinkit, Shkëndija zhvilloi ndeshjen e 20të të Kupat e Europës, ku është përballur nga dy herë me 10 kundërshta­rë, pesë prej të cilëve ka arritur t'i eliminojë. Që nga Partizani i Beogradit në debutim në vitin 2011 e deri te HJK Helsinki të enjten, Shkëndija regjistron 8 fitore, 5 barazime dhe 7 humbje. Stacioni i radhës është Vilniusi i Lituanisë, ku do të luhet përballja e parë me Trakain. Pikërisht kjo do të jetë hera e katërt në Kupat e Europës që "kuqezinjtë" ndeshjen e parë do ta luajnë në transfertë. Paraprakis­ht ka ndodhur me Partizanin në Beograd në vitin 2011, ndërsa dy herët tjera janë në udhëtimin e vitit të kaluar kur ndeshja e parë luhej jashtë kundër Neftçit të Azerbajxha­nit dhe Gentit të Belgjikës. Tani ekipi shkon në Lituani për të shkruar një histori të re, duke kërkuar rezultat pozitiv dhe më pas të besojë te kualifikim­i në sfidën e kthimit në Maqedoni. Për të pritur sfidën sa më të gatshëm, stafi teknik me futbollist­ët kanë nisur përgatitje­t për këtë sfidë menjëherë pas kthimit në Tetovë pas ndeshjes me Helsinkin. Tani, e gjithë vëmendja është e drejtuar ka Trakai, analizohet kundërshta­ri dhe kërkohet të përgatitet sa më mirë për t'iu kundërvënë skuadrës lituaneze. Ekipi të mërkurën në mëngjes niset drejt Lituanisë, ku të enjten zhvillon takimin e parë të raundit të tretë eliminator.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania