Panorama Sport (Albania)

Nurkoviç: Ndihem vlonjat, Flamurtari synon Europën

"Skuadra i ka të qarta objektivat, po harmonizoh­emi shpejt"

- ERMAL SIKA

Adis Nurkoviç ndi het mirë te Flamur tari. Portieri i Kombëtares së Kosovës, që zuri vendin e vlonjatit Argent Halilaj, deklaron se ndihet vlonjat. Për "Panorama Sport", Nurkoviç tha se ka ardhur në vendin e duhur, në kohën e duhur. "Jam shumë i kënaqur në Vlorë. Ndihem vlonjat, pasi të gjithë më kanë respektuar. Është një qytet shumë i bukur. Në këto ditë të para të stërvitjes me ekipin jam ndier shumë mirë. Edhe pse pjesa më e madhe e skuadrës është me lojtarë të ardhur rishtas, po bashkëpuno­jmë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe kështu do të bëjmë edhe në vazhdim. Në këto ditë të para që ne jemi së bashku mund të them se kemi kaluar mjaft mirë dhe mund të them se të gjithë ndihemi vlonjatë", u shpreh fillimisht Nurkoviç.

OBJEKTIVI

Portieri i Flamurtari­t, Adis Nurkoviç, shprehet edhe për objektivat e këtij sezoni. Nurkoviç theksoi se objektivat janë të përcaktuar­a nga klubi, ndërsa do të synohet maksimumi. Kupat e Europës nuk duhet të diskutohen sipas portierit, por duhen patur parasysh edhe objektiva më madhorë. "Objektivat janë të përcaktuar­a nga klubi. Por, natyrisht që pjesëmarrj­a në Kupat e Europës është një ndër objektivat më elementarë që duhet të realizojmë. Natyrisht që objektivat janë edhe më të mëdha. Por, dua them se ato duhet që te vijnë gradualish­t. Në këtë fazë përgatitor­e duhet që të punojmë sa më fort për realizimin e objektivav­e", tha portieri i ri i Flamurtari­t.

PREMTIMI

Portieri Adis Nurkoviç thotë se do të japë maksimumin për fanellën kuqezi. Nurkoviç premtoi se do të jetë një gardian i mirë i mbrojtjes së portës vlonjate. "Për mua kjo është eksperienc­a e parë në një klub shqiptar të Superiores. Premtoj se do të jap maksimumin tim në realizimin e objektivav­e, duke bërë më të mirën time dhe duke dhënë eksperienc­ën që kam. Është një gjë shumë e mirë të japësh kontributi­n tënd në futbollin shqiptar", u shpreh në fund për "Panorama Sport" Adis Nurkoviç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania