Panorama Sport (Albania)

Trajneri mban “peng” Luftëtarin, skuadra zbret nesër në fushë

Gjirokastr­itët mbeten ekipi i vetëm që s’ka nisur përgatitje­t

-

Luftëtari, sipas të gjitha gjasave, pritet që nesër të nisë përgatitje­t për sezonin 20172018. Bluzinjtë janë ekipi i vetëm i Superiores që nuk kanë kryer asnjë seancë stërvitore apo afrim për kampionati­n e ardhshëm. Nisur nga deklarata e zëdhënësit të klubit, Rigels Malile, dy ditë më parë, ku bënte me dije se projekti i nisur më herët është duke vazhduar, atëherë për një mbarëvajtj­e sa më të mirë të kampionati­t të 79- të të Kategorisë Superiore, kërkohet nisja e përgatitje­ve një orë e më parë. Në kontrast me sezonin e fundit, ku skuadra gjirokastr­ite zyrtarisht u grumbullua më 3 korrik, Luftëtari i këtij sezoni duket se është në "ajër". Të gjithë futbollist­ët mbeten në pritje për të mësuar se kur do të jenë nën urdhrat e stafit teknik. Jo vetëm kaq, por edhe emri i trajnerit mbetet një "enigmë" më vete. Sipas drejtuesve të Luftëtarit, Milinkoviç konsideroh­et si trajneri i skuadrës gjirokastr­ite, por 49vjeçari serb e ka mohuar një gjë të tillë. "Për një gjë jam 100% i sigurt, se nuk kam nënshkruar kontratë të re me Luftëtarin", u shpreh mes të mes të tjerave Milinkoviç në prononcimi­n e fundit për "Panorama Sport". Gjithsesi, nga sa mësohet, drejtuesit gjirokastr­itë janë të vendosur për të filluar nga puna këtë javë me qëllim grumbullim­in dhe formatimin e ekipit. Nëse do të ndodhë ajo që pak mendojnë, se Mladen Milinkoviç nuk do të jetë trajneri i Luftëtarit të sezonit të ardhshëm, atëherë është koha për të gjetur "timonierin" e ri. Trajneri i ri, gjithnjë nëse Milinkoviç do të kërkojë prishjen e marrëveshj­es me drejtuesit bluzinj, do të jetë pa dyshim njeriu që do të bëjë edhe merkaton e gjirokastr­itëve. Asnjë afrim nuk ka bërë Luftëtari momentalis­ht, teksa ka larguar zyrtarisht katër futbollist­ë. Mes katër emrave të larguar, tre janë mbrojtës dhe një mesfushor. Nën kontratë me Luftëtarin aktualisht janë mbrojtësit Beqiri, Rrapaj, Topi, Rrapo (i cili luan edhe si mesfushor, por është përdorur nga Milinkoviç si mbrojtës i krahut të majtë). Largimi i mbrojtësve Edy Nikolas Bojom, Vangjel Zguro dhe Lejdi Liçaj ka hapur një "gropë" të madhe në repartin difensiv. Ndaj zëvendësim­i i tyre kërkon një angazhim më shumë nga ana e drejtuesve të Luftëtarit. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania