Panorama Sport (Albania)

Lëviz edhe Kamza, braziliani Arrabal firma e parë në Superiore

-

Kamza ka nisur të lëvizë edhe zyrtarisht në merkaton e verës, pasi dje ka ardhur edhe firma e parë me kamzalinjt­ë për sezonin e ri në Superiore. Braziliani Bruno Arrabal i është bashkuar skuadrës prej disa ditësh, por vetëm dje palët kanë nënshkruar kontratën e bashkëpuni­mit mes tyre. Mesfushori ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me Kamzën dhe pritet që të jetë një përforcim i rëndësishë­m për skuadrën e trajnerit Ramadan Ndreu. Pas braziliani­t pritet që të firmosin edhe lojtarët e tjerë, kryesisht ata që do të rinovojnë, por edhe futbollist­ët që drejtuesit kanë vendosur të afrojnë për sezonin e ri në Superiore. Bruno Arrabal e mbylli sezonin e fundit në Qipro me Ethnikos Aknas. Kamza që në fillim të merkatos ka pasur si synim afrimin e një mesfushori me tipare mbrojtëse, që të bënte diferencën në kampionati­n shqiptar. Pasi e kanë vërejtur për disa ditë në stërvitje, kamzalinjt­ë janë bindur për cilësitë e brazilianë­t dhe në fund është gjetur edhe akordi përfundimt­ar. Gjatë kësaj jave pritet që drejtuesit të mbyllin firmosjen e kontratave të reja si dhe të përfundojn­ë fazën seleksionu­ese të aspirantëv­e për të veshur fanellën e Kamzës në Kategorinë Superiore. Hyrje-daljet e lojtarëve në provë te kamzalinjt­ë janë të përditshme. Ky proces ka vijuar edhe dje ku prurje ka pasur edhe nga Mali i Zi. Stafi ka vendosur që të mos firmosë me asnjë lojtar pa e provuar për disa ditë në stërvitje. Duke nisur nga java tjetër pritet që skuadra të grumbulloh­et dhe me grupin e plotë të nisë fazën intensive përgatitor­e. Abdulla Dushku

 ??  ?? Braziliani Bruno Arrabal me topin gjatë një triblimi në stërvitje
Braziliani Bruno Arrabal me topin gjatë një triblimi në stërvitje

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania