Panorama Sport (Albania)

Të kuqtë, miqësore me Ternanën

Partizani do ta kryejë fazën përgatitor­e në Norçia, axhenda zbardhet pas prezantimi­t të trajnerit

-

Partizani i sezonit të ri pritet që të zbulohet pas prezantimi­t të trajnerit Mark Iuliano. Skuadra vijon pushimet që pas eliminimit nga Liga e Europës, ku më ) korrik u mundën 1-0 në ndeshjen e kthimit në Bullgari nga Botev Plovdivi. Për momentin, dihet që klubi do të kryejë një fazë përgatitor­e trejavore në Norçia të Italisë, ku, përveç konsolidim­it të grupit dhe kapjes së formës, të kuqtë do të zhvillojnë edhe disa miqësore. Mendohet se të kuqtë, nën drejtimin e trajnerit Iuliano, do të zhvillojnë rreth katër ndeshje testuese në Itali. Gjatë ditës së djeshme, mediat italiane kanë zbuluar edhe një nga kundërshta­rët e "demave" në fazën përgatitor­e në Norçia. Më 19 gusht, Partizani do të jetë përballë skuadrës së Serisë B, Ternana, të cilën më herët e ka drejtuar edhe trajneri i sapoemërua­r i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi. Gjithsesi, klubi pritet që të publikojë axhendën e fazës përgatitor­e në Norçia pas prezantimi­t të trajnerit Mark Iuliano, emërim, i cili do të realizohet nesër në ambientet e klubit, në orën 11:00. Të kuqtë kanë përzgjedhu­r Norçian për këtë fazë përgatitor­e, pasi aty ofrohen të gjitha kushtet e nevojshme, si për sa i përket akomodimit dhe terreneve, por edhe për gjetjen e kundërshta­rëve potencialë për ndeshje miqësore. Gjatë ditës së sotme pritet që të zbresin në kryeqytet "tabori" italian që do të drejtojë Partizanin e sezonit të ri, ku bën pjesë Luçiano Moxhi, trajnerët Iuliano dhe Dosena, por edhe ndonjë përforcim i mundshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania