Panorama Sport (Albania)

Të rinjtë i zënë fushën, Dinamo përfundon te li eni

Allmuça: Po bëjmë seleksioni­me, ja synimet tona

- SKERDILAID SULOZEQI

Dinamo vijon me se ancat stërvitore për sezonin e ri. Por, prej tri ditësh, blutë kanë hasur vështirësi në stërvitje, pasi në orarin që ata duhet të stërviten në kompleksin "Dinamo" në orën 09: 00- 11: 00, fusha ka qenë e zënë dhe lojtarët e drejtuesit teknik të ekipit janë detyruar të shikojnë terrene të tjera alternativ­e. Nisur nga ky fakt, grupi prej 10 lojtarësh të Dinamos është spostuar në kodrat e liqenit. Ndërsa fusha është zënë nga Akademia e Shkëndijës, të cilët do të qëndrojnë aty deri më datë 4 gusht, pasi kryejnë testime. Por, kjo problemati­kë pritet të marrë fund shumë shpejt, pasi Dinamo do i rikthehet këtij orari mbas përfundimi­t të këtij procesi. Kështu kanë bërë me dije edhe autoritete­t e Agjencisë së Sporteve që aktualisht administro­jnë kompleksin, para se t'i kalojë plotësisht FSHF- së. Ndërsa drejtuesit e bluve, trajneri Igli Allmuça dhe ndihmësi i tij Brahja po vijojnë punën për evidentimi­n e lojtarëve të rinj, ku 3-4 të tillë më të mirët do t'i bëjnë pjesë të Dinamos për sezonin e ardhshëm. ALLMUÇA

Në një prononcim për gazetën, trajneri Igli Allmuça flet në lidhje me sezonin e ri dhe përzgjedhj­en e Brahjas si ndihmës. "Po punojmë për të evidentuar dhe afruar 3- 4 lojtarë të rinj. Mendojmë të marrim më të mirët, të cilët mund të na vlejnë për sezonin e ardhshëm, por edhe për më vonë. Sapo të përfundojë Shkëndija proceset e saj në fushën e kompleksit, ne do vijojmë me seleksioni­met me lojtarët e rinj të disa akademive dhe klubeve. Nga ana tjetër, puna me ndihmëstra­jnerin Brahja po vazhdon mjaft mirë. Brahja u bë pjesë e Dinamos, pasi ka mjaft eksperienc­ë dhe është një ishfutboll­ist me vlera dhe me njohje të mëdha në këtë fushë, por nuk dua të harroj ish- ndihmësin tim, Alget Hudhra, i cili ka bërë një punë mjaft të mirë në ekip,

ku ka qenë mjaft korrekt dhe ka dhënë shumë nga vetja e tij. Hudhrës i doli një punë tjetër dhe për shkak të orareve ishte i detyruar të shkëputej nga Dinamo. Ne e miratuam dhe e respektuam vendimin e tij duke i uruar suksese në punën dhe jetën e tij profesiona­le. Tashmë ne vijojmë punën për formimin e një ekipi kompetitiv dhe konkurrues, për aq sa do kemi mundësi në çdo aspekt", përfundon prononcimi­n e tij tekniku i skuadrës blu, Igli Allmuça. Blutë kanë probleme me fushën stërvitore prej vitesh.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania