Panorama Sport (Albania)

Klubi si ndërmarrje, ka revolucion te Besa

Skuadra shihej si mundësi punësimi dhe tifozët ironizonin, tani listën do ta bëjë trajneri

-

Revolucion te Besa. Te klubi kavajas kanë nisur ndryshimet pas katër vitesh që ishte në krizë dhe mjaftohej vetëm me pjesëmarrj­en në kampionat duke mos pasur asnjë synim. Pas zyrtarizim­it të Bledar Sinellës në krye të stolit kavajas, gazeta mëson edhe strategjin­ë që do të ndiqet për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri. SI ISHTE

Në katër vitet e fundit, në startin e sezonit paraqitesh­in në klub të gjithë lojtarët që kishin mbushur moshën 19 vjeç, madje klubi konsideroh­ej nga disa si vend pune. Jo pak herë u arrit deri aty sa lojtarë të veçantë ankoheshin tek ish- kryebashki­aku Elvis Rroshi se nuk kishin ku të ushqeheshi­n ndaj kërkonin një rrogë te Besa, pavarësish­t nëse luanin apo jo. Aq sa me humor jo pak tifozë nisën ta quanin edhe si "ekipi i ndihmës sociale". Kujtojmë se Bashkia e kaluar ka qenë mjaft korrekte në pagat e lojtarëve e pavarësish­t vendeve të parafundit në grup, lojtarët janë paguar rregullish­t. SI DO BËHET

Kjo praktikë do të marrë fund këtë sezon nisur edhe nga objektivat që klubi ka për rikthim në Superiore. Ndryshe nga vitet e tjera, nuk do të ketë futbollist­ë sa për të marrë rrogën, por lojtarë që meritojnë të veshin fanellën verdhezi. Është vendosur tashmë që në datën 1 gusht do të startojnë përgatitje­t për sezonin e ri. Do të jetë trajneri i ri Bledar Sinella ai që do të bëjë publike listën me futbollist­ët që do meritojnë të afrohen në ekip dhe që i vlejnë objektivit që është rikthimi në elitë. Askush jashtë kësaj liste nuk do të pranohet. Kuptohet, bëjnë përjashtim lojtarët cilësorë që do vijnë në merkato. Në fund të javës, gazeta do të publikojë edhe listën që do të hartohet nga tekniku i ri Sinella. Feriz Ferizaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania