Panorama Sport (Albania)

Tirana, “peng” për afrikanët

Klubi kërkon të përfitojë sa më shumë, kroatët ofrojnë 550 mijë euro për të dy

- OLSI TUJANI

Shumë skuadra janë interesuar për shër bimet e disa prej elementëve të Tiranës. Mes tyre, Merveil dhe Akuah janë shumë pranë largimit nga Shqipëria. Në bisedimet mes drejtuesve të Tiranës dhe skuadrës kroate të Osijek, është vendosur që e marta të jetë edhe dita finale e mbylljes së transferim­eve. "Panorama Sport" ka mësuar se gjithçka është lënë pezull për faktin se menaxherët e dy lojtarëve afrikanë të bardhebluv­e kanë bllokuar gjithçka. Në diskutimet e para që janë bërë mes skuadrave, është rënë parimisht dakord që Osijek të derdhë në arkat e klubit kryeqyteta­s një shifër prej 550 mijë eurosh. Vlerë e cila shkon për kartonët e të dy futbollist­ëve afrikanë që janë ende nën kontratë me 24 herë kampionët e Shqipërisë. Nga akordi paraprak mes ekipeve, vlera e kartonit të Merveil është vlerësuar rreth 400 mijë euro, ndërkohë që 150 mijë euro do të paguhet për shërbimet e Ruben Akuah. KËRKESA E KLUBIT Tirana nuk ka pranuar që të mjaftohet vetëm me përfitimin prej 550 mijë eurosh për dy lojtarët. Drejtuesit bardheblu kanë kërkuar që të ruajnë edhe 10% të vlerës së kartonëve për dy lojtarët, në mënyrë që të mund të përfitojnë të ardhura edhe në rast se Merveil e Akuah do të transferoh­en në një tjetër ekip nga Osijek. Ka qenë vetë presidenti Refik Halili, i cili ka konfirmuar për "Panorama Sport" kërkesën e Tiranës në lidhje me përqindjen e pronësisë së lojtarëve pas shitjes. Mbetet për t'u parë se si do të vendosin drejtuesit e skuadrës kryeqyteta­se për dy nga lojtarët më cilësorë të këtij sezoni.

 ??  ?? Merveil
Merveil
 ??  ?? Akuah
Akuah

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania