Panorama Sport (Albania)

Java e “lamtumirës”, sprint i Sionit për Memushajn

Priten diskutimet përfundimt­are për të vendosur të ardhmen e kapitenit të Peskarës

-

Është një nga mesfushorë­t më të rëndësishë­m në skuadrën e Zemanit, mirëpo sirenat e merkatos e transferoj­në drejt Zvicrës. Me gjithë interesime­t e shumta nga skuadra në Serinë A, duket se Memushaj është bindur së tepërmi nga ishzëvendë­strajneri i Kombëtares, Tramexani. Mediat italiane pranë ekipit të shqiptarit bëjnë me dije se gjatë kësaj jave pritet që të zhvillohen edhe diskutimet finale për të saktësuar të ardhmen e vlonjatit. TAKIMI

Mediat pranë skuadrës së "Delfinëve" kanë bërë me dije se Peskara do të ketë një takim gjatë kësaj jave me përfaqësue­sit e Sionit, për të vendosur përfundimi­sht nëse do të mund të kryhet një transferim apo jo. Skuadra e drejtuar nga Tramexani në Zvicër është interesuar për shërbimet e kapitenit të Peskarës, për të cilin duhet një pagesë jo e vogël ekonomike. Në një deklaratë dhënë për mediat disa ditë më parë, presidenti i Peskarës bëri me dije se shqiptari është shumë i rëndësishë­m për ekipin dhe se nuk do të shitet lehtë, pavarësish­t interesime­ve. Në fillim të merkatos, për Memushajn u bë një ofertë nga Bolonja, e cila, sipas mediave italiane, bëri ofertë zyrtare prej dy milionë eurosh. Mbetet për t'u parë se çfarë do të jetë në gjendje që të ofrojë skuadra e Sionit, që tashmë drejtohet nga Tramexani, i cili kërkon me çdo kusht shërbimet e shqiptarit për repartin e mesit të fushës.

LOJTARI

Disa ditë më parë, vetë Ledian Memushaj u pyet nga një prej tifozëve të Peskarës në përfundim të një seance stërvitore se çfarë do të vendoste gjatë merkatos. Tifozi u interesua te kapiteni nëse do të qëndronte te Peskara edhe këtë sezon apo do të largohej dhe përgjigjja e shqiptarit ishte e tillë që do të qëndrojë te Peskara. Memushaj është nën urdhrat e trajnerit Zeman prej disa ditësh dhe po kryen fazën përgatitor­e për sezonin e ri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania