Panorama Sport (Albania)

Torturohet Sh ipëria, 11 orë pritje në aeroport

ë mërkurën do të luajë takimin e parë në Armeni

- OLGERT SERANI

Nuk kanë fund telashet për Ko mbëtaren shqiptare në basketboll për meshkuj, në prag të sfidave eliminator­e për Kupën e Botës 2019, që do të startojnë më 2 gusht ndaj Austrisë. Si të mos mjaftonin problemet me refuzimin e përkohshëm që iu bë për t'u stërvitur në sallën e lojërave me dorë "Feti Borova", përplasjet mes trajnerit Antonis Konstantin­ides e lojtarit Franko Bushati dhe së fundmi me sherrin në miqësoren Shqipëri-Kosovë, edhe udhëtimi për në Armeni për turneun miqësor ka rezultuar rraskapitë­s për kuqezinjtë. Pas nisjes nga "Nënë Tereza", ndalesa e parë e përfaqësue­ses ka qenë Stambolli në orën 12:00. Por, për t'u nisur për në transfertë­n armene, shqiptarëv­e të koshit u është dashur të presin plot 11 orë W nisja bëhej në orën 23:00Z dhe mëngjesin e sotëm 02:00 është parashikua­r që të jenë në destinacio­n. Edhe vetë kapiteni Gerti Shima ka ironizuar me një foto të hedhur në rrjetin social "Facebook" në pritje për në Armeni. "Duke vrarë 10-orëshin, part2 201]ta", shkruante Shima. Shqipëria do të luajë nesër miqësoren e parë në Armeni nga tre të programuar­a. Ndërkohë shtatlarti Shima, në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", shprehu vlerësimet për dy miqësoret e zhvilluara në kryeqytet me Kosovën, ndonëse të dyja u mbyllën me fitoren e kundërshta­rëve. "Ishin ndeshje me shumë vlera për ne. Kishim përpara një ekip mjaft të fortë dhe me shumë talente. Për ne ishin ndeshjet e para edhe normalisht nuk dolëm në lojën tonë, por që pamë se ku i kishim gabimet dhe do të mundohemi që të rregullojm­ë në ndeshjet e

radhës miqësore që do t'i luajmë në Armeni dhe të jemi të gatshëm për takimin e parë zyrtar dhe objektivin tonë me Austrinë", tha Shima. Në eliminator­et e Kupës së Botës, Shqipëria ndodhet në grupin B bashkë me Holandën e Austrinë. Në daljen e fundit për

mediat, trajneri qipriot nuk e përjashtoi mundësinë e klasifikim­it në dy vendet e para në fund të kësaj faze, çka do t'i çonte në kualifikue­set e muajit nëntor. "Për ndeshjet që do të luajmë këtu në Tiranë, ne nuk mund të lejojmë as Holandën, as Austrinë që të na mundë.

Duhet ta krijojmë këtë traditë për ndeshjet tona në shtëpi, në këtë formë gjithashtu mund të arrijmë edhe objektivin", pat thënë mes entuziazmi­t tekniku Konstantin­ides, në edicionin e tij të dytë në krye të pankinës kuqezi pas eliminator­eve të kaluara të Europianit.

 ??  ?? Gerti Shima dhe Endrit Hysenagoll­i, dje në aeroportin e Stambollit
Gerti Shima dhe Endrit Hysenagoll­i, dje në aeroportin e Stambollit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania