Panorama Sport (Albania)

uropiani , tjetër hum je për ku e injtë

-

Kombëtarja shqiptare U-16 për djem shënon humbjen e dytë radhazi në kampionati­n europian, Divizioni C, Grupi B, eliminator­et e së cilës po mbahen në Andorra. Pas humbjes në ndeshjen hapëse ndaj bashkëmosh­atarëve vendëse 55-52, dje Shqipëria e drejtuar nga trajneri Erkand Karaj u mposht nga Azerbajxha­ni 66-78. Kuqezinjtë e vegjël rezistuan fort vetëm 10 minutat e para për të humbur terren në pjesën tjetër të takimit. Azerët udhëheqin përkohësis­ht deri në gjysmën e periodës së parë 8-4, më pas nis përmbysja e shkëlqyer e tanëve 9- 8 me Muhametaj pas një finalizimi për tri pikë. Më pas, një trepikësh që mban firmën e Duçellarit i shkëput shqiptarët në 12-8, për ta fituar këtë periodë 16-10. Edhe fillimi i periodës së dytë është nën supremacin­ë e kuqezinjve të Karajt 2517. Por një "dehje" e lojtarëve tanë u shkon për shtat rivalëve, që e rikthejnë sfidën në favorin e tyre 26-27 pas trepikëshi­t të Alyev. Azerët kanë një avantazh komod të pjesshëm 19-10. Por, afër fundit të kësaj pjese loje, Skendaj u jep sërish avantazhin tanëve 34-32, teksa perioda fitohet nga rivalët 24-18. Ndërkohë perioda e tretë nis "malore" për përfaqësue­sen shqiptare që ka luhatje të ndjeshme në lojën e saj dhe e sheh veten tashmë në disavantaz­h të -12 pikëve (42-54). Azerët janë superiorë në çdo moment dhe e mbyllin periodën 20-8. Përpos ekuilibrit në periodën e fundit (24-24), krejt takimi shpalli Azerbajxha­nin si fitues me rezultatin e përgjithsh­ëm 78- 66. Pikëshënue­si më i mirë për Shqipërinë ishte Muhametaj me 27 pikë të shënuara. Një paraqitje të kënaqshme bëri edhe Klajdi Duçellari me 6 pikë, 7 topa në tabelë dhe 7 asiste. Eliminator­et e Europianit vijojnë sot me Monakon në orën 12:00.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania