Panorama Sport (Albania)

"ino#imi i kontratës, $otas% Tani topi është në fushën e Mer'edesit

-

Duke pranuar se ai dëshiron të qëndrojë te Mercedesi edhe për Botërorin e ardhshëm në Formula 1, Valteri Botas e thotë hapur "se topi është tashmë në fushën e e Mercedesit". Piloti finlandez iu bashkua skuderisë së "Woking" në fillim të këtij viti, duke zëvendësua­r kampionin e botës Niko Rosberg, të tërhequr përfundimi­sht nga garat me makina. Partnerite­ti tashmë ka dhënë sukses me Botas që ka triumfuar në Çmimin e Madh të Rusisë dhe Austrisë. Megjithatë, Mercedesi ende nuk ka nisur negociatat me pilotin për rinovimin e kontratës me pilotin e saj. "Sigurisht, si një pilot, gjithnjë është mirë të dihet sa më shpejt që të mundesh. Por mirëkuptoj gjithçka, edhe këtë sistem. Nuk ka ende një nxitim për asgjë. Unë ndihem mirë dhe, nëse vazhdoj të performoj e të përmirësoh­em sikurse kam bërë deri tani, shoh një shans të mirë për mua që të qëndroj këtu. Por është ende herët. Duhet të vazhdoj të jap 100 përqindësh­in tim nga vetja dhe pastaj do të shohim. Në thelb, topi është në fushën e tyre, unë dua të kem një marrëdhëni­e të gjatë me ekipin". I pyetur nëse ka një afat kohor në mendje se kur do të rinisë bisedimet me presidencë­n e Mercedesit, ai u përgjigj: "Nuk kam vendosur një datë të caktuar në kalendarin tim, por të paktën deri në fund të sezonit do të ishte mirë të dihet. Ndoshta nuk do të isha shumë i fokusuar në këtë çështje, sepse ka edhe shumë përpara, por do të shohim. Së pari duhet të flasim për këtë çështje përpara se të dalim në ndonjë deklaratë ose të firmosim kontrata. Ne po vijmë në pikën ku po shkojmë në mes të sezonit dhe pushimi i gushtit është shumë afër e normalisht do të fillojnë diskutimet. Por e sigurt është se nuk keni për të dëgjuar ndonjë gjë në javët e ardhshme. Ashtu siç thashë edhe më lart, objektivi im është për të pasur një marrëdhëni­e të gjatë me ekipin, kjo është ajo që dua. Ne do vazhdojmë të presim edhe disa javë dhe të shohim sesi do shkojnë gjërat, por ky është synimi im".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania