Panorama Sport (Albania)

From i uritur: Dua “manitën” në Turin e Francës

Britaniku synon t'u bashkohet legjendave Edi Merks dhe Miguel Indurain

-

Kris From ka ambicie edhe për edicionin e ardhshëm të Turit të Francës, ku i vë si objektiv vetes rikonfirmi­min që do t'i çonte në pesë numrin e trofeve dhe do ta bashkonte me legjendat Edi Merks, Zhak Anketil, Bernard Hinolt dhe Miguel Indurain si fitues të pesëfishtë të Turit të Francës. "Është një privilegj për mua të jem në një pozitë me këta emra që përkon edhe me rekord. Sa herë që kam fituar Turin e Francës, po kaq herë ka qenë unike dhe po aq e ndryshme. Gjithmonë është një betejë krejt tjetër për të arritur në këtë moment. Këtë vit do ta mbaj mend për konkurrenc­ën e ngushtë dhe më të vështirë mes rivalëve të ' Grand Tour'-it", u shpreh britaniku 32- vjeçar, në festën e së cilit parizien nuk mungoi as familja, bashkëshor­tja dhe i biri. "Është e mahnitshme t'i shoh përsëri. Ndjesitë janë sikur kam qenë më shumë se një muaj larg nëpër rrugë". From e festoi triumfin e radhës në karrierë, ndërsa pedalonte afër fundit të etapës së 21- të, 103 km e gjatë nga Montegron në Paris, me një gotë shampanjë në dorë. Skena e së dielës u zu nga i riu holandez Dilan Groenevege­n, duke i mohuar veteranit gjerman Andre Greipel "tripletën" e fitoreve në "Champs Elysees". Për kolumbiani­n Rigoberto Uran, vendi i dytë pas From ishte një arsye për të festuar. Askush më parë në asnjë nga fitoret e mëparshme të From nuk kishte përfunduar brenda një minute nga britaniku, teksa Urani ishte 54 sekonda. "Jam i kënaqur, është një moment shumë emocionues, fryt i shumë vitesh përkushtim­i, pune dhe përpjekjev­e të mëdha. E gjitha kjo u shpërblye. Ndihem sikur po fluturoj. Ka qenë një garë e jashtëzako­nshme kundër një rivali si From. Mesazhi im për bashkëkomb­ësit kolumbianë është që të punojnë shumë, pasi rezultatet do të vijnë tek ata që punojnë fort, janë të përkushtua­r dhe përpiqen vazhdimish­t", tha kolumbiani 30- vjeçar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania