Panorama Sport (Albania)

Maldini "tradhton" Milanin: Dua që Roma të marrë titullin

Ish- kapiteni, skeptik për ekipin e zemrës

-

I pranishëm në stërvitjen e Romës në Boston, Paolo Maldini ka dhënë një intervistë të shkurtër për kanalin ESPN. Fjalët e tij kanë habitur pasi ish-kapiteni kuqezi ka shprehur dëshirën e tij për një Romë kampione të Italisë.

Kush e fiton titullin e Serisë A?

Shpresoj ta fitojë Roma. Ka ndryshuar trajner, ka shitur disa lojtarë, por merkato nuk ka përfunduar ende. Vështirë që verdhekuqt­ë të përmirësoj­në renditjen e vitit të kaluar, por për mendimin tim është pretendent­e absolute për titull. Me merkaton në hyrje dhe dalje, Roma është dobësuar apo forcuar?

Ndryshimi i trajnerit është elementi më i rëndësishë­m pasi ekipit mund t'i duhet pak kohë për të asimiluar idetë e reja. Kur përballë ke një ekip të kolauduar si Juventusi, ndjekja bëhet më e vështirë. A është dobësuar Juventusi me largimet e Bonuçit dhe Dani Alveshit?

Duhet pritur përfundimi i merkatos për të gjykuar si duhet. Forca e Juventusi ngahera ka qenë grupi. Pra Milani dhe Interi janë jashtë gare?

Më duket e nxituar për ta që të synojnë titullin, por për një vend për Champions mund të garojnë pa dyshim.

Po për Françesko Totin flitet se do të vazhdojë te Majemi juaj?

Unë nuk kam në dorë zgjedhjet e

Majemit, jetoj dhe punoj në Milano, ndaj nuk di asgjë më shumë sesa ju.

Një gjykim për kalimin e Bonuçit te Milani?

Nuk e di çfarë ka ndodhur te Juvja, por lojtarë të kalibrit të Leonardos janë të vështirë për t'u gjetur. Si afrim pa dyshim që është një blerje e goditur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania