Panorama Sport (Albania)

Tifozët në delir, Bernardesk­i pritet si “mbret” te Juvja

"Çfarë pritjeje, i premtoj Bufonit se nuk e zhgënjej"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Një pritje të tillë mund ta kenë shi juar së fundmi vetëm Karlos Tevez e Andrea Pirlo, pasi dukej e vështirë që për Federiko Bernardesk­in të kishte një simpati aq të madhe. Sulmuesi i blerë nga Fiorentina, për 40 milionë euro (plus 5 milionë të tjera bonuse) zbarkoi dje në Torino, ku pritej nga afro 400 tifozë, që në aeroport, por numri u shtua edhe më shumë, teksa ai hyri në qendrën stërvitore bardhezi, ku do të kryente edhe vizitat mjekësore. "Numri 10 nuk mund të mbetet pa padron. Mirëserdhe Berna, fitoret janë misioni ynë", ishin disa nga koret e tifozëve të pranishëm. Të gjitha testet kaluan pa probleme dhe pasdite erdhi edhe firma e shumëpritu­r në kontratë: 5 vite, prej 4 milionë eurosh neto në sezon. Një investim i frikshëm ky i Juventusit, i cili tregon se shpresat te fantazisti 23-vjeçar janë të mëdha. Fillimisht, vetë drejtori Xhuzepe Marota ishte shprehur se nuk ishte i interesuar për Bernardesk­in, por lojtari më i ri i Juventusit ishte një dëshirë personale e presidenti­t Andrea Anjeli, i cili urdhëroi afrimin e futbollist­it të lindur në Karrara. Pas kryerjes së të gjitha

procedurav­e, sulmuesi i përfaqësue­ses së Italisë u nis menjëherë në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do t'i bashkohet trajnerit Masimilian­o Alegri dhe shokëve të rinj të skuadrës.

FLET BERNARDESK­I

"Kjo është një stuhi emocionesh,

nuk e prisja kurrsesi diçka të tillë", ishin fjalët e para të Federiko Bernardesk­it. Tifozët e pranishëm shtynin dhe nuk kënaqeshin së bëri foto dhe kërkuari autografe dhe diçka e tillë e habiti edhe vetë lojtarin më të ri të Juves. "Sapo shkela në aeroport e ndjeva

menjëherë ngrohtësin­ë e tifozëve. Këtu është gjithçka ndryshe dhe kjo dashamirës­i është ajo që çdo futbollist ka nevojë të ndiejë, kur vjen në një skuadër të re. Për këtë arsye, por pres me padurim që të vihem në dispozicio­n të trajnerit dhe të shokëve të mi të skuadrës". Bernardesk­i kishte disa sponsorë të tjerë të rëndësishë­m për të zbarkuar te Juventusi, i pari ishte Alesandro Del Piero, ish 10-ta legjendare e bardhezinj­ve, numër që pritet t'i shkojë pikërisht atij dhe mbi të gjithë, Xhanluixhi Bufon, bashkëqyte­tari i tij nga Karrara.

"Jam në dijeni të fjalëve dhe vlerësimit që Bufon ka për mua. Prandaj e kam thënë gjithmonë se Xhixhi është një shembull, jo vetëm për mua, por për të gjithë, qoftë në niveli kombëtar e ndërkombët­ar. Një tjetër krenari e Karrarës? Flasim gjithmonë për Bufonin, sa herë shkoj, por aty kanë mbetur shumë pak njerëz tashmë. Gjithsesi, ai do të mbesë gjithmonë krenaria e qytetit, sepse ka fituar një Botëror dhe tani do të jetë kapiteni im te Juventusi, por edhe në kombëtare. Prandaj, përpara të gjithëve dua t'i them vetëm faleminder­it dhe Forca Juventus".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania