Panorama Sport (Albania)

Drejtuesit e Interit, 6 orë mbledhje për merkaton

Ideohet plani për huazimin e Marsial nga Junajtid

- Përgatiti: LEDIO NASE

Mbledhja e krerëve në Nankin për merkaton mori fillesë në mbrëmjen e vonë kineze, kur këtu ishte ende pasdite dhe përfundoi në 03:30 të mëngjesit. Një takim (së bashku me një darkë) që ka zgjatur thuajse gjashtë orë për të planifikua­r muajin e mbetur para mbylljes së merkatos, për të garantuar një skuadër të aftë për të konkurruar arritur kualifikim­in Champions, në një luftë të hapur mes Juves, Romës, Napolit (tre të zakonshmet) dhe Milanit të ri. Së bashku ndodheshin Stiven Zhang ( si përfaqësue­s i palës së grupit investitor "Suning"), koordinato­ri teknik Valter Sabatini, drejtori sportiv Piero Auzilio, analisti i financave Xhiovani Gardini dhe trajneri Luçiano Spaleti. Tekniku italian ka rivënë në dukje nevojën për të pasur edhe 4-5 blerje, me 18-20 "titullarë". Qëllimi është të synohet një mbrojtës anësor, një qendërmbro­jtës, dy mesfushorë dhe një ose dy sulmues për krahët, në varësi të vendimit që do të merret për Perisiç. Drejtuesit i kanë premtuar se do të bëjnë të pamundurën për t'i plotësuar kërkesat. Shitjet e lojtarëve do të jenë thelbësore, sepse sipas akordit me UEFA- n nuk duhet të ekzistojë bilanci negativ në fund të qershorit edhe për dy sezonet e ardhshme. Emri që rikthehet në orbitën e zikaltërve është Arturo Vidal. Interi mendohet të ketë gati një ofertë prej 45 milionë eurosh për Bajernin dhe një kontratë katërvjeça­re për lojtarin. Dhe familja Zhang ( në krye të "Suning"), siç shpjegon shtypi italian, është gati të shpenzojë deri në 50 milionë euro për një futbollist të vetëm. Arritja e një marrëveshj­eje me bavarezët nuk do të jetë e lehtë por, nëse do të krijohej mundësia, Auzilio dhe Sabatini do të hidheshin menjëherë në "sulm".

PËR MBROJTJEN - Mbetet u hapur edhe diskutimi për një qendërmbro­jtës. Isa Diop i Tuluzës, Mouktar Diakhabi dhe Emanuel Mamana i Lionit ( sot kundërshta­r i zikaltërve), Aimen Abdenur i Valencias dhe Maurisio Lemos i Las Palmas janë disa prej objektivëv­e të

shënuar nga drejtuesit interistë. Këtu megjithatë mund të ndërhyhet edhe përgjatë gushtit, pa nxituar, duke parë paraqitjet pozitive të treguara nga Xhejson Murijo. Kolumbiani, megjithatë, pëlqehet shumë edhe në Spanjë dhe nuk përjashtoh­et mundësia që të largohet nga Milano, pavarësish­t përmirësim­it të qartë.

STRATEGJIT­Ë MBI TË ARDHMEN - "Objektivët janë ato për të konkurruar në nivelin maksimal të futbollit europian dhe të krijojmë një sistem stërvitor, duke investuar në strukturat

sportive. Interi, në një plan afatgjatë, duhet t'i kushtojë gjithmonë e më shumë rëndësi rritjes së të rinjve të akademisë, kjo edhe nëpërmjet strukturav­e dhe aftësisë së drejtuesve, zhvillimit të sistemit të zbulimit të talenteve, të repartit mjekësor dhe gjithë organeve përbërëse të klubit. Interi po ndërton rrugën për t'u rikthyer një klub i madh në Europë, edhe nëpërmjet planifikim­it të një stadiumi më cilësor dhe të strukturav­e të reja stërvitore, për të konkurruar në nivelet më të larta dhe për të joshur lojtarët me famë

ndërkombët­are. Interi nuk është vetëm një skuadër futbolli, është një besim për miliona tifozë, që josh mbështetës nga e gjithë bota, një markë me famë ndërkombët­are. Interi, në universin e "Suning", është një pjesë thelbësore, bërthama e gjithë aktivitete­ve tona, duhet të tregojmë kujdes për të dhe ta menaxhojmë në mënyrën e duhur. Është një element kyç për zhvillimin e sektorit sportiv të "Suning", për të arritur nivelin më të lartë në industrinë e futbollit. Sezonin e ardhshëm? Duhet me doemos të arrijmë objektivin Champions".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania