Panorama Sport (Albania)

Nejmar, zgjedhja e dytë e PSG-së pasi dështuan për Sançezin

Francezët u ndalën nga Venger në bisedimet për kilenin

-

PSG ka disa ditë që përflitet për një ofen sivë të mundshme për sulmuesin e Barcelonës, Nejmar. Në një deklaratë të trajnerit të francezëve, Unai Emeri, ky i fundit bëri të qartë qëllimet e parisienëv­e për të afruar një nga pesë sulmuesit më të mirë në qarkullim dhe pa dyshim Nejmar është njëri prej tyre. Ndërkohë që braziliani një ditë duket afër transferim­it dhe ditën tjetër mendon qëndrimin në Katalunjë, mediat britanike zbulojnë një prapaskenë. Në fakt, sipas burimit të sipërcitua­r, PSG ka qenë fare pranë Aleksis Sançez të Arsenalit, por kërkesat ekonomike të "topçinjve" kanë detyruar sheikët e klubit francez të kërkojnë një alternativ­ë tjetër për të përforcuar skuadrën. Flitet se kiliani ka pasur edhe një marrëveshj­e mbi pagën, por pretendime­t e Arsen Vengerit për kartonin e 28vjeçarit kanë bërë që bisedimet të mbyllen një herë e përgjithmo­në. Kur dukej se mundësitë për të afruar një yll në Paris ishin të pakta, në ekipin e Emerit u afrua Dani Alvesh duke formuar në "Parc Des Princes" një koloni të vërtetë brazilianë­sh, e cila, me sa duket, është faktori kryesor që ka ndikuar në orientimin e klubit për të blerë Nejmarin. Braziliani do të mbulohet me ar, pasi i ofrohen plot 42 milionë euro në sezon, teksa Barcelona nuk dëshiron të privohet nga sulmuesi i saj. Muri blaugrana ka detyruar sheikët që paratë e destinuara për Sançez t'i shtojnë edhe një pjesë tjetër disa qindra milionëshe, në mënyrë që të arrijnë të sigurojnë braziliani­n për sezonin e ri. Në miqësoren e fundit të Barcelonës, kur djemtë e Valverdes mundën Juventusin, Nejmar

tregoi cilësitë e tij duke shënuar dy golat që u siguruan fitoren të tijve. Goli i dytë sidomos tregoi klasin e 2 ^ - vjeçarit, i cili vërtetoi se shumat që kërkohen për kartonin e tij përkojnë me vlerat reale që sulmuesi karioka shfaq në fushën e blertë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania