Panorama Sport (Albania)

“Monstruozi” Mesi çmend GPS-in, formë super në sfidën ndaj Juves

Argjentina­si shkëlqeu në miqësore, parametra fizike mbi normë

-

"Ai është i lumtur, ka rinovuar me Barcelonën, u martua me partneren e jetës së tij dhe do të vijë në sezonin e ri si një motor", kështu kanë siguruar krerët e skuadrës së Lionel Mesit kur janë pyetur për argjentina­sin. Një deklaratë që ka lënë megjithatë disa dyshime, sepse ndodh shpesh që lojtarë të një kalibri të Mesit marrin të tilla lëvdata. Duhet të zhvillohej megjithatë ndeshja e parë nën drejtimin e trajnerit Valverde për të verifikuar se asgjë nuk ishte e pavërtetë. Në fakt, duhet madje ta nënvizojmë këtë fakt, sepse, sipas deklaratav­e nga stafi mjekësor, "Leo e shkatërroi GPS-in me të dhënat e tij". Duhet të kujtojmë se gjithë lojtarët e Barcelonës, përgjatë ndeshjeve miqësore, janë pajisur me një sistem GPS të instaluar në kraharor, që do të mbajë në monitorim formën e tyre fizike dhe të dhënat më pas do të mblidhen nga një kompjuter. Pra, ditën e diel, GPS i instaluar te Leo Mesi regjistroi të dhëna që nuk ishin parë kurrë në ndeshjet përgatitor­e. Nuk janë bërë ende publike, sepse megjithatë janë pjesë e informacio­neve personale të një klubi, ndaj janë plotësisht sekrete. Por, është thënë se "janë më të mirat e treguara nga Mesi kohët e fundit". Kilometrat e përshkuar nga argjentina­si, ashtu si shpejtësia në start, fuqia, starti në vrapim, kapaciteti aerobik dhe një sërë treguesish të tjerë janë tejkaluar nga Leo Mesi, në krahasim me ato që kishte paraqitur gjatë ndeshjeve të tjera miqësore. Mbetet për t'u cilësuar, ndër të tjera, se përgatitje­t e parasezoni­t për Mesin, kanë qenë gjithmonë të pazakonta, duke mos shfaqur një formë fizike shumë të mirë. Do të mbetet pa dyshim një lider për Barcelonën edhe në sezonin e ardhshëm. Një sekuencë nga ndeshja që duhet përmendur: Leo po mbron gjatë një aksioni të Juventusit në krahun ku ndodhej Aleiks Vidal dhe mënyra me të cilën ai ushtron presing për të fituar topin, meriton të krahasohet me mbrojtësit më të mirë. Argjentina­si rikuperoi në total gjashtë topa, duke i krijuar jo pak probleme skuadrës bardhezi në ndërtimin e aksioneve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania