Panorama Sport (Albania)

Uli Hënes justifikon skuadrën

"Ndeshja ndaj Çelsit do tregojë se cilët janë kampionët gjermanë në të vërtetë"

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Pas disfatës në ndeshjen testuese ndaj skuadrës së Milanit, presidenti i kampionëve gjermanë, Uli Hënes, ka folur lidhur me rrugëtimin e skuadrës në Azi. Në një intervistë gjatë ditës së djeshme, Hënes ka thënë: "Humbja ndaj skuadrës italiane të Milanit ishte kufiri i këtij rrugëtimi. Megjithatë, do të na duhet të vazhdojmë edhe ndeshjet e tjera që na kanë mbetur dhe ky do të jetë testi përfundimt­ar për skuadrën". Për presidenti­n bavarez, një faktor i rëndësishë­m, i cili ka sjellë probleme sa i përket formës së ekipit, ka qenë edhe udhëtimi i shpeshtë nga Kina për në Singapor. Për këtë, Hënes ka thënë: "Vendimi u mor nga një organizato­r i këtij turneu, por kjo nuk duhet të ndodhë në mënyrë të tillë, pasi do të lodhë skuadrën duke e bërë atë të mos shfaqë një formë mjaft të mirë në fushën e blertë. Gjatë ditës së sotme, kampionët gjermanë do të përballen me anglezët e Çelsit dhe të enjten ndaj italianëve të Interit. Me një total prej 23,000 kilometras­h fluturim, dy prej lojtarëve të skuadrës, Huan Bernat dhe Tiago Alkantara, janë kthyer në Mynih si pasojë e dëmtimeve. Megjithatë, për presidenti­n e kampionëve gjermanë, humbja në ndeshjen testuese nuk pritet të sjellë probleme për startin e sezonit të ri të Bundesligë­s. Për këtë, ai tha: "Nuk kam qenë i nxehur pas ndeshjes. Në një fazë të tillë përgatitor­e ndodh që të përballesh me kundërshta­rë, të cilët janë shumë të motivuar. Avantazhi ynë është se do të kemi rreth tri javë kohë përpara startit të sezonit të ri që në momentin që do të mbërrijmë në Mynih".

Ndeshja ndaj Çelsit - "Është e vështirë të humbësh me rezultatin 4-0, ndaj edhe kjo gjë e rrit presionin mbi skuadrën për aspektin nëse ata do të munden t'ia dalin në ndeshjen e sotme ndaj Çelsit. Megjithatë, mendoj se lojtarët do ta kenë mbledhur

veten. Në këtë ndeshje do të tregojmë se dimë t'ia dalim mjaft mirë mbanë dhe çfarëdo që të ndodhë, nuk do të jetë një ndikim për startin e sezonit të ri të Bundesligë­s". Merkato - "Nuk e kam kuptuar kurrë se përse për disa gazetarë quhet si diçka tepër

e mirë nga ana e klubit nëse ai ka shpenzuar shifra marramendë­se për blerjen e një lojtari. Sipas opinionit tim, kjo gjë tregon dobësi. Tregu me çmimin më të lartë është më i miri, por kjo nuk do të thotë se, nëse nuk bëhen blerje të shtrenjta, skuadra do të dështojë.

Ky rrugëtim duhet të na mësojë se si të gjejmë një zgjidhje për të korrur sukses".

Drejtori sportiv - "Skuadra e kampionëve gjermanë do të ketë një drejtor sportiv deri në fillimin e muajit shtator. Vazhdimish­t e kam thënë se unë dhe Rumenige e kemi pasur timonin e këtij klubi për një kohë të gjatë, ndaj tani duhet patjetër ndihma e një të treti". Titulli në Champions - "Kompeticio­ni i Champions Ligës është duke u afruar shumë. Për këtë arsye do të tregojmë se jo gjithmonë shumat e mëdha janë çelësi i suksesit, por një strategji tepër e zgjuar". Toliso

- "Impakti im i parë për Korentin Tolison ka qenë shumë i mirë. Ai është një profesioni­st me një karakter mjaft pozitiv dhe është gjithmonë i gatshëm të stërvitet pa lodhje deri në momentin që arrin qëllimin e tij. Një lojtar, i cili ka dhënë një frymë mjaft pozitive në të gjithë skuadrën e kampionëve gjermanë".

Hames - "Hames është një lojtar tepër i rezervuar. Megjithatë, edhe pse mjaft i ri në moshë, ka një goditje mjaft të bukur dhe potente. Arsyen përse ai është këtu me Bajernin do ta shohin të gjithë në vazhdim…".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania