Panorama Sport (Albania)

“I lumtur që ika nga Reali, dua të shënoj për Konten”

-

Blerja më e re e skuadrës londineze të Çelsit, Alvaro Morata, ka zbuluar emocionet e tij të para për transfertë­n e tij nga Reali i Madridit për një shumë prej 70.6 milionë paund. Sulmuesi spanjoll ka ardhur në "Stamford Bridge" duke mbajtur numrin 9 sikurse edhe në skuadrën spanjolle dhe pritet të shënojë debutimin e tij me fanellën e bluve gjatë ditës së sotme, në ndeshjen testuese kundër Bajernit. Morata u transferua në skuadrën italiane të Juventusit në verën e vitit 2014, vetëm pak kohë pasi trajneri Konte kishte lënë Serinë A. Pas plot tri vitesh, ata janë ribashkuar dhe për 24vjeçarin kjo është një prej emocioneve më të mëdha duke thënë: "E njoh Antonio Konten dhe e di që ai më ka kërkuar. Jam shumë i lumtur që më në fund fati na ka bashkuar dhe do të punojmë bashkë. Mezi po pres të luaj për të, për Çelsin dhe të fitojmë të gjithë bashkë. Jam zhgënjyer paksa në vitin 2014 kur ai vendosi të largohet nga Seria A, por tanimë jam tepër i emonë

cionuar që do të mund ta realizoj këtë dëshirë timen. I njoh vlerat e tij, stafin dhe mënyrën se si ai punon me skuadrën. Ai ka disa prej taktikave më të mira dhe më pëlqen shumë të mësoj se si të bëhem pjesë e sistemit të tij". Alvaro Morata është shprehur tejet i lumtur për transferim­in e tij

Angli dhe për largimin për herë të dytë nga spanjollët e Realit. "Është situata më perfekte e mundshme. Kam vendosur të luaj në Premier Ligë dhe dua të triumfoj me në krye Antonio Konten. Tashmë më duhet të punoj sa më shumë, të shënoj dhe të jap sa më shumë rezultate pozitive për skuadrën e Çelsit".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania