Panorama Sport (Albania)

Serran: Serran: Gjici Gjici më tha tha “ke “ke shitur shitur ndeshjen”, ndeshjen”, u u trondita trondita kur kur flisja flisja me gruan gruan

Skënder Skënder Gega Gega drejt drejt zyrtarizim­it, zyrtarizim­it, trajneri: trajneri: Respektova Respektova Gjokën Gjokën Klubi Klubi e e pengon, pengon, reagon reagon Emini: Emini: E E zgjidh zgjidh sot sot në FSHF

- SKERDILAID SULOZEQI

MbrojtësiM­brojtësi tregontreg­on aventurëna­venturën njëmujoren­jëmujore tete KukësiKukë­si përpër mediatmedi­at spanjolle.spanjolle. "Më kërkuankër­kuan me insistimin­sistim tëtë dorëzojado­rëzoja tabletinta­bletin kurkur popo komunikoja­komunikoja meme bashkëshor­ten.bashkëshor­ten. Presidenti­Presidenti më akuzoiakuz­oi i i shoqëruars­hoqëruar nganga 66 veta,veta, uu çmenda!"çmenda!"

Pas një vit të kurorë zuar me fitimin e tit ullit kampion, Ernest Gjoka nuk do të jetë më në krye të skuadrës së Kukësit. Ai do të zëvendësoh­et në këtë pozicion nga Skënder Gega, i cili ka drejtuar më parë Kombëtaren Shpresa. Gjatë ditës së djeshme, ishte parashikua­r që të zhvillohej një takim i fundit mes presidenti­t Gjici dhe trajnerit Gjoka për rinovimin e kontratës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Burime të besueshme të "Panorama Sport", pranë klubit të Kukësit, kanë bërë me dije se shkak për mosrinovim­in e kontratës me Gjokën ka qenë eliminimi nga Liga e Kampionëve, pas ndeshjes me Sherif Tiraspolin. Edhe pse verilindor­ët kanë bërë një takim të mirë, kjo nuk ka mjaftuar për presidenti­n Gjici. Ndërkohë që mësohet edhe një detaj mjaft interesant që ka ndodhur gjatë ndeshjes. Në momentin e fitimit të 11metërshi­t, presidenti Gjici dhe pjesëtarë të afërt të tij i kanë kërkuar Gjokës që të mos lejonte Pejiçin që të godiste 11-metërshin, për shkak se nuk po kalonte një moment të mirë. Ata i kanë kërkuar që të godiste një prej mesfushorë­ve, ose Emini. Por, Gjoka i ka besuar intuitës së tij dhe pas humbjes së penalltisë nga ana e Pejiçit ka ardhur edhe krisja e madhe mes tij dhe trajnerit. Por, duket se Gjici nuk ka përtypur dot faktin se ai 11-metërsh i humbur u ka kushtuar arkave të klubit plot 500 mijë euro.

GEGA - Por, ndërkohë që nuk ka zhvilluar takimin me trajnerin Gjoka, presidenti Gjici ka pasur një bisedë me atë që do të marrë drejtimin e

ekipit në vijim. Rreth orës 11:30 të ditës së djeshme, Gjici ka pritur në zyrë Skënder Gegën, me të cilin ka diskutuar për rreth 30 minuta në lidhje me projektin e sezonit të ardhshëm. Mësohet se Gjici i ka bërë me dije Gegës se do të bëjë gjithçka brenda

mundësive për t'i plotësuar kushtet e tij. Në një prononcim për "Panorama Sport", trajneri i njohur ka konfirmuar edhe takimin ku është shprehur: "Kam pasur një takim me presidenti­n Gjici gjatë ditës së djeshme. Interesim për mua ka pasur edhe më parë, por duke pasur respekt për kolegun Gjoka, nisa bisedimet në momentin që klubi i Kukësit shkëputi marrëdhëni­et me të. Sa i takon takimit të sotëm ( djeshëm) me presidenti­n Gjici, kemi biseduar gjatë dhe po studioj ofertën që më është bërë edhe ata kërkesat e mia. Asgjë më tepër. Shumë shpejt do të merret edhe vendimi nga të dyja palët", ka përfunduar Gega. Presidenti Gjici ka zgjedhur Gegën për shkak të njohjes së mirë që ai ka në futbollin tonë dhe suksesit që ka arritur më parë me Kombëtaren Shpresa.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Skënder Gega
Skënder Gega

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania